Lajme

« Prapa

AKK i ofron produktet hartografike për nevoja të FSK

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), e për interesat e zhvillimit të dy institucioneve përkatëse, me datë 4 shkurt 2021 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes (MM) ishte mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune mes përfaqësuesve të MM, respektivisht Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe përfaqësuesve të AKK-së, të prira nga Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti. Si rezultat i asaj marrëveshjeje, dhe pas trajnimit që ekspertët e hartografisë në AKK-së kishin mbajtur për pjesëtarët e FSK, me datë 24 Mars është mbajtur edhe një takim vijues pune mes z. Ahmetit dhe z. Jeton Dreshaj, Gjeneral Brigade në FSK. Në këtë takim z. Ahmeti ka dorëzuar të gjitha produktet hartografike të AKK-së për nevoja të FSK. Kjo përkrahje është vlerësuar nga z. Dreshaj, ndërsa për të potencuar peshën e këtij akti, respektivisht funksionalizimin e sektorit të hartografisë në FSK, z. Dreshaj ka përmendur shembullin e forcave të armatosura britanike, të cilët si ditë themelimi të tyre e llogarisin ditën kur kanë përfshirë hartografinë brenda strukturës së saj. Në fund të takimit përfaqësuesit e institucioneve u zotuan në avancim të bashkëpunimit nga i cili do të përfitojnë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.