Lajme

« Prapa

AKK, vizitë nga USAID

Koordinimi i aktiviteteve në fushën e skanimi masiv dhe indeksimin e dokumenteve, respektivisht digjitalizimi i dokumentacionit kadastral nëpër Zyrat Kadastrale Komunale ishin disa nga temat e takimit të nivelit të lartë mes përfaqësuesve të AKK-së dhe përfaqësuesve të Programit për të Drejta Pronësore në USAID. Gjatë takimit ekspertët e AKK-së të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha përmes diskutimeve interaktive prezantuan disa nga rezultatet e arritura nga skanimi i dokumenteve në 12 komuna, projekt ky i mbuluar nag AKK-ja, ndërsa u prezantuan edhe sfidat gjatë realizimit të projektit. Shkëmbimi i përvojave nga ky projekt do të jetë i dobishëm duke ditur faktin se Programi për të Drejtat pPronësore i USAID ka për qëllim që projektin e njetë ta implementojë edhe në katër Komuna tjera.