Lajme

« Prapa

Banka Boterore, vizitë në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim dhe me përkrahje financiare dhe profesionale të Bankës Botërore ka implemetuar projektin RECAP i cili konsiston me regjistrimin e pronës së paluajtshme në kadastër. Projekti është në fazën e fundit të implementimit të tij, ndërsa për informim nga afër me realizimin e fazës së fundit të projektit, si dhe për trajtimin e mundësive për një projekt tjetër të Bankës Botërore në AKK, një ekip gjithpërfshirës i Bankës Botërore është duke qëndruar në një vizitë një javore në AKK. Gjatë qëndrimit të tyre në AKK janë prezantuar rezultatet nga projektete e implementuara dhe janë identifikuar sfidat me të cilat AKAK do të ballafaqohen në të ardhmen, me qëllim që projekti i ri eventual të targetojë pikërisht këto sfida.