Lajme

« Prapa

IMPULS: Punëtori për NSDI

Agjencia Kadastrale e Kosovës si koordinatore e infrastrukturës shtetërore për të dhëna gjeohapësinore (NSDI), detyrë kjo e mveshur me ligjin për kadastër, është përfituese e projektit regjional IMUPLS, i cili finansohet nga SIDA suedeze ndërsa implementohet nga Autoriteti Suedez për Kadastër "Lantmateriet". Ky projekt konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore dhe mënyrës së shkëmbimit të këtyre të dhënave brenda institucioneve të shteteve respektive me ato të shteteve anëtare të BE-së. Në kuadër të këtij projekti, me datat 27 dhe 28 Shtator në Prishtinë, nën organizimin e AKK-së është mbajtur punëtori për krijimin e shërbimeve për shkëmbimin e të dhënave dhe për vetë harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore. Pjesëmarrësve në punëtori, kryesisht përfaqësues të sektorit të TI-së dhe GIS-it nga institucionet publike, me përkrahjen e ekspertëve kroat të angazhuar nga porjekti IMPULS, u është prezantuar korniza ligjore Evropiane për NSDI, si dhe është demontruar hramonizimi i të dhënave gjeohapësinore si dhe krijimi I ueb shërbimeve për publikimin e aytre të dhënave.