Lajme

« Prapa

Inspektimet nëpër ZKK

Një ekip gjithëpërfshirës i AKK-së i përbërë nga ekspertë ligjor dhe kadastral, janë duke zhvilluar inspektime nëpër ZKK me qëllim të identifikimit të problemeve dhe sfidave me të cilat ZKK-të janë duke u ballafaquar. Gjatë inspektimeve është duke u parë edhe respektimi i kornizës ligjore gjatë kryerjes së punëve kadastrale, janë duke u analizuar edhe kapacitetet teknike si dhe ato profesionale të stafit të ZKK-ve për të kryer punët ditore në bazë të kërkesave institucionale dhe nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Rrjedhimidht, në rast se evidentohen deficite profesionbale e teknike, Agjencia kadastrale e Kosovës do të trajtojë edhe mundësitë për avancimet në këto fusha si përmes ofrimit të trajnimeve po ashtu edhe përmes ngritjes së kapaciteteve teknike. Përndryshe, inspektime të tilla janë të rregullta dhe yhvillohen për secilin vit.