Lajme

« Prapa

Njoftim: AKK ofron qasje në SIKTK për gjeodetët e licencuar

Në procesin e hapjes së të dhënave për institucione të ndryshme të interesit, respektivisht ofrimin e qasjes në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë, sot në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në një takim mes Kryeshefit Ekzekutiv të AKK-së z. Avni Ahmeti dhe gjeodetëve të licencuar, këto të dytit janë janë informuar për ofrimin e qasjes së limituar në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë. Nga kjo pritet të përfitojnë si gjeodetët e licencuar përmes lehtësimit të kryerjes së punëve të tyre, po ashtu edhe qytetarët e institucionet e Republikës së Kosovës përmes shkurtimit të kohës për kryerjen e punëve gjeodezike dhe përmes ngritjes së kualitetit të produkteve dhe shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-juridike. Për më shumë, Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të projektit të Bankës Botërore "REGIP" ka paraparë edhe zhvillimin e një moduli përmes të cilit gjeodetët do të kenë të mundshme të kryejnë lëndët e tyre drejtpërsëdrejti në sistem.
Ndërmarrjet e sipërpërmendura, azhurnimi i kornizës ligjore, prodhimi i dokumentacionit teknik e profesional kanë ndikuar si në lehtësimin e kryerjes së punëve gjeodezike nga gjeodetët dhe kompanitë e licencuara gjeodete, po ashtu kanë ndikuar edhe në fuqizimin e rolit të gjeodetëve në shoqëri. Në fund të takimit, z. Ahmeti ofroi dhe kërkoi bashkëpunim nga komuniteti i gjeodetëve, krejt me qëllim të ngritjes së kualitetit të produkteve dhe shërbimeve që ata ofrojnë për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.