Lajme

« Prapa

Përfaqësues të JICA në AKK

Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha ka pritur në një takim pune përfaqësuesin e JICA-s japoneze z. Kaoru Tsuda, me të cilin është diksutuar rreth rezultateve nga bashkëpunimi në të kaluarën mes institucioneve në fjalë si dhe rreth mundësive për zhvillimit e bashkëpunimit në të ardhmen. Si që dihet AKK me përkrahjen e JICA-s ka realizuar projektin për zhvillimin e hartave topografike 1:25.000 për 90 përqind të territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 10 për qind të territorit e ka zhvilluar me kapacitete të veta profesionale dhe financiare. Në takim është prezantuar edhe puna e kryer nga AKK për realizimin e 10 për qind të territorit, si dhe janë prezantuar sfidat gjatë kësaj pune. Duke marrë parasysh se një projekt i ngjashëm do të realizohet edhe në Shqipëri, përfaqësuesi i JICA-s ka kërkuar bashkëpunimin e AKK-së në këtë aspekkt, duke prezantuar përvijat edhe sfidat për homologët nga Shqipëria.