Lajme

« Prapa

Përfaqësues të Zyrës së BE në AKK

Me qëllim të diskutimit të legjislacionit i cili mbulon regjistrimin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme në Republikën e Kosovës, në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur një takim pune mes përfaqësuesve të AKK-së të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha si dhe përfaqësuesve dhe këshilltarëve për çëshjte të tashëgimisë kulturore pranë Zyrës së BE-së në Kosovë. Në takim nga ana e ekspertëve të AKK-së është sqaruar mënyra e regjistrimit të pronës, organet kompetente në këtë fushë, si dhe janë prezantuar disa nga projektet kapitale në fushën e administrimit të tokës dhe kadastrës në Republikën e Kosovës.