Lajme

« Prapa

Studentët vizitojnë AKK

Një grup studentësh nga  Universitetit të Prishtinës Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore Departamenti i Gjeografisë, të prirë nga Profesori Dr.Ferim Gashi profesor ne Departamentin e Gjeografisë, kanë qënduar në një vizitë njëditore në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës ku janë pritur nga Kreyeshefi Ekzekutiv i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha dhe eksperi i GIS-it dhe Hartografisë z. Avni Rruestemi. Qëllimi i takimit ishte informimi i përgjithshëm i studentëve rreth mënyrës së kryerjes së punëve kadastrale në përgjithsi dhe procesi i krijit të hartave 1:25.000 ne veçanti. Pas informimit të përgjithshëm të aktiviteteve në AKK nga Kryeshefi Meha, gjatë vizitës studentëve iu mbajt një prezantim profesional për hartën topografike, mënyra e krijimit të një harte të tillë, benefitet nga posedimi i hartës së tillë, e të tjera nga eksperti i fushës, z. Avni Rruestemi. Po ashtu studentëve iu dhurua nga një libër profesional për hartën topografike, me titull "Nomenklëatura, simbolet, shenjat dhe pozicionimi i hartës topografike 1:25.000", prodhim i Agjencisë Kadastraële të Kosovës.