Lajme

« Prapa

Takim virtual i forumit virtual për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Me qëllim të diskutimit mbi procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetjen e USAID/Programi për Qeverisje Ekonomike dhe me pjesëmarrje të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmetit, z. Servet Spahiut nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe z. Ardian Ollurit nga Komuna e Prishtinës në cilësine e panelistëve, me datë 16 mars është mbajtur Forum virtual për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Tema e diskutimit në këtë forum ishte ecuria e procesit të legalizimit të objekteve pa leje, sfidat me të cilat ky process është duke u ballafaquar dhe hapat që duhen ndërmarrë për tejkalim të sfidave.
Z. Ahmeti në paraqitjen e tij prezantoi përfshirjen dhe kontributin e ekspertëve të AKK-së në këtë proces, përfshi përkrahjen me të dhëna dhe përkrahjen me ekspertizë. Ai po ashtu inkurajoji qytetarët që të jenë pjesëmarrës aktiv në proces të legalizimit duke argumentuar se vetëm një pronë e legalizuar mund të regjistrohet në kadastër, e rrjedhimisht vetëm një pronë e regjistruar në kadastër mund të përdoret në tregun e pronave përmes shitblerjes, trashëgimisë, hipotekimit për marrje kredie e ngjashëm. Në fund të fjalës së tij z. Ahmeti po ashtu ofroi kapacitetet profesionale, teknike e ligjore të AKK-së në të mire të përfundimit të suskesshëm të proecesit të lelgalizimit.