Lajme

« Prapa

Vazhdon përkrahja e Qeverisë Norvegjeze

Agjencia Kadastrale e Kosovës e përfaqësuesar nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha në një manifestim solemn ka nënshkruar marrëveshjen për projektin e ri përkrahës të Qeverisë Norvegjeze, rrespektivisht Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket" përfaqësuar nga z. Helge Onsrud.  Marrëveshja për bashkëpunim ka kohëzgjatjen deri në tetor të vitit 2020, ndërsa vlera e saj do të mvaret prej aktiviteteve, projekteve dhe produkteve që do të zhvillojë Agjencia Kadastrale e Kosovës, kjo nga fakti për shkak se përkrahja është regjionale dhe varësisht prej aktiviteteve do të dedikohen edhe mjete financiare dhe përkrahje financiare.