Lajme

« Prapa

Vizitë e përfaqësuesve të projektit IMPULS

Me qëllim të diskutimit të të arriturave dhe sfidave të AKK-së në kuadër të projektit regjional IMPULS, i cili konsiston me harmonizimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeopësinore mes insititucioneve, një delegacion i projektit IMPULS ka qëndruar në një vizitë njëditore në AKK. Gjatë vizitës janë mbajtur prezantime interaktive përmes të cilave janë diskutuar të arriturat e AKK-së në këtë fushë, si dhe janë trajtuar sfidat aktuale. Si rezultat i krahasimit të numrave të institucioneve dhe të dhënave të përfshira në IMPULS, ka dal në pah se AKK ka të arritura të dukshme.  Është konstatuar se ka avancime në harmonizimin e të dhënave,në krijimin e metadatave për të dhënat, në fushën e marrëveshjeve për shkëmbim të dhënash, etj. Po ashtu, qëndrimi i ekspertëve suedez në AKK është shfytëzuar edhe për demonstrim në kohë reale të gjeoportalit shtetërorë si dhe për punë në aplikacionin për harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore. Bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me aktivitete tani më të caktuara, të cilat do të zgjasin deri ne verën e vitit të ardhshëm kur edhe parashihet përfundimi i projektit IMPULS.