Agjencia Kadastrale e Kosovës

Mandati dhe përgjegjësitë

Agjencia Kadastrale e Kosovës është autoriteti qendror për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave kadastrale, për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë, për hartografi dhe për GIS. Po ashtu është autoriteti qendror për infrastrukturën e të dhënave gjeohapësinore. Të drejtat, përgjegjësitë dhe në përgjithësi mandate I AKK-së është I rregulluar me Ligjin për Kadastër dhe me akte të tjera nënligjore, të gjitha të qasshme përmes vegëzës në vijim:

http://www.kca-ks.org/legjislacioni

Në vijim mund të gjeni disa nga përgjegjësitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të cilat derivojnë nga Neni IV i Ligji Nr. 04/-L-013. AKK-ja, vepron si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Qeverisë së Kosovës, gjegjësisht të Ministrisë dhe me të udhëheq Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së, i cili zgjidhet në pajtueshmëri me rregullat në fuqi për emërimin e nëpunësve të lartë civilë të shërbimit civil. Njëherësh, Kryeshefi i AKK-së i përgjigjet Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. Agjencia Kadastrale e Kosovës është përgjegjëse për Kadastër dhe ka kompetenca për nxjerrjen e udhëzuesve lidhur me të gjitha veprimtaritë kadastrale, për administrimin e sistemit shtetëror kompjuterik i cili grumbullon, përpunon dhe shpërndan të dhënat kadastrale. Si institucion i nivelit qendror, AKK është përgjegjëse për certifikimin e personave në ZKK-në për kryerjen e matjeve kadastrale dhe për licencimin e kompanive dhe gjeodetëve për kryerjen e matjeve kadastrale.

Për detaje më të hollësishme rreth organogramit, detyrat dhe përgjegjësitë të drejtorive specifike brenda Agjencisë Kadastrale të Kosovës, shkarkoni Rregulloren mbi Organizimin e Brendshëm  të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.