Pėr NSDI
Infrastruktura e të Dhënave Nacionale Hapësinore definon politikat, standardet dhe marrëvjeshjet institucionale të përfshira në dorëzimin e informatave në lidhje me hapësirën nga burime të ndryshme te grupi më i gjerë i mundshëm i shfrytëzuesve potencial.
SDI rrjedh nga mesi i viteve 80 kur disa institucione filluan të krijonin aplikacione për GIS. Secili institucion veç e veç ndërtoi databazën e tij personale hapësinore. Pasoja ishte se u dyfishuan punët, dhe u vështirësua këmbimi i të dhënave. Nuk kishte standarde, çmim të përcaktuar, marrëveshje, bashkëpunim, informatat hapësinore nuk ishin të mundshme për shfrytëzuesit tjerë. Në përgjithësi – institucionet po humbisnin mjete materiale për veprime të panevojshme.
SDI është përgjigje për këto vështirësi.
Misioni i SDI është të PËRMIRËSOJ EFIKASITETIN NË MENAXHIMIN E TË DHËNAVE HAPËSINORE.