| |
Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës u mbajt takimi i Grupit Punues i përbërë nga përfaqësues të institucioneve pjesëmarrëse në Komitetin Ndërministror për Administrimin e Tokës. Takimi u udhëhoq nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha ndërsa pjesëmarrës ishin edhe Servet Spahiu – Drejtor i Departamentit për Shpronësim – MMPH, Dugagjin Etemi – Udhëheqës i Divizionit për Performancë të Komunave – MAPL, Xhevat Azemi – Zëvendës drejtor i Agjencisë Kosovare të Pronës, Muhamed Krasniqi – Zyra e Kryeministrit, Ismet Kryeziu – Drejtor i Departamentit Ligjor të AKK-së dhe Muzafer Çaka, Shef i Zyrës për Koordinimin e Projekteve në AKK.
Qëllimi i takimit ishte analiza e temave dhe propozimeve që do të parashtrohen për diskutim në takimin e ardhshëm të Komisionit Ndërministror për Administrim të Tokës i cili pritet të mbahet gjatë muajit mars. Një nga temat kryesore të prezantuara gjatë takimit ishte mundësia e riorganizimit vertikal të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në raport me Zyrat Kadastrale Komunale. Palët pjesëmarrëse u pajtuan që gjatë takimit të Komitetit Ndërministror për Administrim të Tokës të përkrahin organizimin vertikal të AKK-së, pasi që sipas tyre kjo formë do të ndikonte në ngritjen e profesionalizimit të personelit dhe në ngritjen e kualitetit të shërbimeve ofruar qytetarëve. Po ashtu u diskutua edhe bashkëpunim më i madh i institucioneve të interesit në menaxhimin e administrimin të tokës, si dhe korniza ligjore për avancimin e këtij menaxhimi.
| |