02.10.2008

KONKURS

1.   Asistent/e juridik
      Paga: BKK, koeficienti 8
      Periudha e kontratës: Dy vjeçare me mundësi vazhdimi
      Detyrat kyçe dhe përgjegjësit:

Pozita e punës është caktuar në AKK e cila është nën mbikëqyrjen e Kryeshefit Ekzekutiv të AKK. Mbajtësi i postit është përgjegjës për:

  • Dhënien e këshillave ligjore Kryeshefit Ekzekutiv të AKK
  • Krijimin e sistemit për menaxhimin e hyrje daljeve te lendeve ne lëmin e çështjeve mbi të drejtat pronësoro juridike te drejtuara  AKK-se si dhe monitorimin e tyre
  • Hartimin e projekt propozimeve te infrastrukturës ligjore ne lëmine e çështjeve pronësore, kadastrale dhe regjistrim te të drejtave pronësore 
  • Jep iniciativa dhe arsyeton çështjet e caktuara ligjore.

Punë tjera mund të caktohen për mbajtësin e postit atëherë kur kërkohet nga mbikëqyrësi i tij Kryeshefi Ekzekutiv i AKK.

Kualifikimet e kërkuara dhe përvoja e punës

  • Diploma e universitetit në lëmin e drejtësisë,
  • Minimum tre (3 ) vite përvojës profesionale në çështjet pronësore, kadastrale dhe regjistrim te të drejtave pronësore.
  • Aftësi të shkëlqyera hartuese, analizave, komunikuese, koordinuese dhe ndër-njerëzore

Kompetencat e kërkuara dhe shkathtësitë

  • Angazhim i vendosur për barazi, paanësi, integritet dhe të drejtat njerëzore,
  • Angazhim i vendosur për të ndjek standarde të larta të punës,
  • Shkathtësi për të punuar në mënyrë efektive më minimum mbikëqyrje dhe me një vëmendje të kujdesshme për hollësirat ,
  • Shkathtësi për të marr iniciativa, përparësi dhe koordinim të punëve, të përballoj presionin gjatë afateve kohore të dorëzimit dhe orarit të zgjatur,

 

Afati i fundit i dorëzimit të aplikacioneve është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit, nga data 02 Tetor deri më 16 Tetor 2008.
Kandidatët e interesuar mund t’i marrin aplikacionet për konkurrim në zyrën nr. 42 të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në ndërtesën e Arkivit të Kosovës në Prishtinë, Kati i II. Aplikacionet për vendet e lartë përmendura të punës duhet të dorëzohen në vendin e njëjtë ku merren, në zarf të mbyllur, në të cilin ceket emërtimi i vendit të punës për të cilin konkurron. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen fare.
Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni. Kandidatët të cilët hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.
Konkursi është i paraqitur edhe ne webfaqen e AKK: www.kca-ks.org
Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.


 

   

02.10.2008

Rishpall

KONKURS

 

Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
                                                 
Drejtor i Drejtoratit të MATJEVE
Periudha e kontratës: Dy vjeçare me mundësi vazhdimi
Paga: BKK
Koeficienti: 10

Detyrat kyçe dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon kornizën për krijimin e sistemit informativ kadastral duke ju përmbajtur standardeve moderne të mirëmbajtjes;                             
  • Organizon punën në drejtorat;                                                                                         
  • Organizon bashkëpunimin me drejtoratet tjera brenda AKK-së;                             
  • Planifikon projekte të reja dhe parasheh investimet ;                                                  
  • Organizon kurse dhe trajnime për aftësimin dhe profesionalizimin e anëtarëve të drejtoratit në nivel qendror;                                                                                                                              
  • Organizon, teston dhe implementon modelet e reja  që kanë të bëjnë me Matjen;          
  • Përkrah dhe këshillon në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi punëtorët në drejtorat;
  • Përgatit raporte javore, mujore dhe vjetore për aktivitete që zhvillohen në drejtorat;
  • Raporton për punën e aktiviteteve të Drejtoratit para Kryeshefit Ekzekutiv të AKK-së dhe Grupit menagjues;                                                                                                                    
  • Ofron ndihmë profesionale DGJKP-ve.

Përgjegjësitë e mbikëqyrjes: Stafin e Drejtoratit
Aftësitë dhe përvoja:

Shkathtësi te dëshmuar dhe efektive te komunikimit me shkrim dhe gojë;
Aftësi të dëshmuara në njohjen e SIKTK, e dëshirueshme;
Përvojë në menaxhimin e projekteve është e dëshirueshme;
Njohuri në aplikacionet zyrtare softuer-ike, e dëshirueshme;
Aftësi të dëshmuara për të bërë hulumtime në punë dhe për të dokumentuar punën e tij/saj;                                                               
Vendim –marrës efektiv, vetë-iniciues i gatshëm të merr përgjegjësi dhe të shfrytëzoj iniciativën e tij/saj;
Aftësi për punë të pavarur duke punuar në një ambient nën presion;
Përvojë relevante të punës në matje kadastrale ose GIS do të jetë përparësi.

 Kualifikimi:
Diploma universitare – drejtimi gjeodezi
Certifikatat e trajnimeve nga shkathtësitë profesionale
Njohuri solide mbi përdorimin e kompjuterit                                  
Njohja e gjuhës angleze është e dëshirueshme.

Afati i fundit i dorëzimit të aplikacioneve është 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit, nga data 02 Tetor deri më 16 Tetor 2008.
Kandidatët e interesuar mund t’i marrin aplikacionet për konkurrim në zyrën nr. 42 të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, në ndërtesën e Arkivit të Kosovës në Prishtinë, Kati i II.
Aplikacionet për vendet e lartë përmendura të punës duhet të dorëzohen në vendin e njëjtë ku merren, në zarf të mbyllur. Aplikacionit duhet ti bashkëngjitet Letra Motivuese dhe Biografia detale. Kandidatët e zgjedhur për intervistë do të ftohen përmes telefonit me që rast do të informohen me hollësitë mbi kohën dhe datën e intervistës.
Konkursi është i paraqitur edhe ne webfaqen e AKK: www.kca-ks.org
Shërbimi Civil i Kosovës u shërben të gjithë banorëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikimet nga femrat dhe meshkujt e të gjitha komuniteteve të Kosovës.