AKK, diskutim për procesin e shpronësimit
Me qëllim të diskutimit rreth sfidave me të cilat është duke u ballafaquar procesi i shpronësimit në Republikën e Kosovës si dhe me qëllim të identifikimit të mjeteve për tu tejkaluar sfidat në këtë proces, Agjencia Kadastrale e Kosovës në periudha të ndryshme kohore ka përkrahur institucionet e përfshira në proces të shpronësimit me ofrimin e të dhënave që ajo administron dhe përmes ofrimit të kapaciteteve të saja profesionale dhe teknike. Në kuadër të kësaj përkrahjeje, me datë 21 janar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtuar një takim mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe u.d Drejtorit ligjor në AKK z. Korab Ahmetaj me përfaqësuesit nga Departamenti i Shpronësimit në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit z. Afrim Murati dhe z-nja Yllka Gashi dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Infrastrukturës z. Hysen Merovci. Në këtë takim përmes diskutimeve interaktive janë identifikuar sakt hapat që duhet të ndërmerren për lehtësimin e procesit, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional është parë si një vegël produktive për avancim në këtë proces.