« Prapa
AKK, marrëveshje bashkëpunimi me BKS
Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është duka vazhduar me gjithëpërfshirjen institucionale në shfrytëzim të të dhënave kadastrale që ajo administron, respektivisht ofrimin e qasjes së kufizuar në regjistra pronësorë për institucione publike të interesit. Si rezultat i kësaj gjithëpërfshirjeje përfitues kryesorë janë qytetarët dhe institcionet e Republikës së Kosovës të cilëve u ofrohen shërbime cilësore e autoritative, në mënyrë trasparente e në kohë reale përmes uab shërbimeve. Për këtë arsye, me datë 20 janar në ambientet e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS) Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti nënshkruajti një marrëveshje bashkëpunimit me homologun e tij nga BSK, z. Sami Mazreku. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ishte specifikimi i roleve dhe përgjegjësive të institucioneve nënshkruese, ndërsa implementimi i marrëveshjes u mundëson kompanive të sigurimeve që përmes shfrytëzimit të ueb shërbimeve të kenë mundësinë e regjistrimit të hipotekave në mënyrë elektronike që do të rezultojë me rritjen e efikasitetit dhe procesimit të procedurave të lëshimit të garancive nga kompanitë e sigurimeve.
