Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë ...
Shko te lajmet

Trajtim i tarifës në transaksion

Me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së tarifës në transaksion...
Shko te lajmet

Vlerësim i bashkëpunimit me UN HABITAT

Me qëllim të vlerësimit të Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës ...
Shko te lajmet

Diskutime për ndërtimin e objektit të ri të AKK-së

Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional për ndërtimin e objektit ...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

AKK, mirënjohje për kontribut për UN HABITAT

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimin të saj ka organizuar disa manifestime modeste, në mesin e të cilëve edhe vlerësimin me mirënjohje për kontributin dhe përkrahjen që disa institucione ndërkombëtare i kanë dhënë rrugëtimit 20 vjeçar të AKK-së. Në mesin e këtyre institucioneve vend të rëndësishëm zë edhe UN HABITAT, të cilët kanë qenë nga institucionet e para përkrahëse gjatë themelimi të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ndërsa bashkëpunimi mes AKK dhe UN HABITAT vazhdon edhe në ditët e sotme në aktivitete të rëndësishme. Për këtë arsye, me datë 22 Janar Agjencinë Kadastrale të Kosovës e vizitoi z. Omar Saddique, Udhëheqës i Zyrës së UN HABITAT në Republikën e Kosovës i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorja e UN HABITAT z-nja Arijeta Himaduna të cilët u pritën nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti, Udhëheqësi i Njësisë për Implementim të Projekteve z. Muzafer Çaka dhe u.d Drejtori i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj.
Boshti i këtij takimi ishte vlerësimi i projekteve që në të kaluarën këto dy institucione kanë implementuar së bashku, e që pasoi edhe me një informim të shkurtër nga z. Ahmeti rreth gjendjes aktuale të projekteve, avancimi i kornizës ligjore, gjithëpërfshirja shoqërore në aktivitetet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës e ngjashëm. Nga ana e tij z. Saddique vlerësoi rolin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës në shoqëri e u zotua për bashkëpunim në të ardhme. Në fund të takimit z. Ahmeti dhuroi edhe mirënjohje si shenjë falënderimi për përkahjen që UN HABITAT i ka dhënë Agjencisë Kadastrale të Kosovës ndër vite.

SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE