Marrëveshje bashkëpunimi AKK dhe OPP

Si rezultat i bashkëpunimit intenziv në fushën e shkëmbimit dhe ...
Shko te lajmet

Vizitë pune në Komunën e Malishevës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje...
Shko te lajmet

Takim AKK -AKI

Me datë 14 shtator në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës...
Shko te lajmet

AKK, shpërndahen licencat për gjeodetë

Agjencia Kadastrale e Kosovës si organ kompetent për licencimin ...
Shko te lajmet

AKK, vizitë pune në Komunën e Klinës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje ...
Shko te lajmet

Takim në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është autoriteti qendror
Shko te lajmet

AKK, takim me drejtorët e ri në dy ZKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) si organ kompetent ...
Shko te lajmet

AKK, vizitë pune në Komunën e Artanës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar marrëveshje...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

AKK, takim me FSK

Si rezultat i takimit të mbajtur me datë 25.02.2020 mes Drejtorit Ekzekutiv të AKK-së z. Avni Ahmeti dhe përfaqësuesve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) respektivisht Nënkolonelit Valdet Berisha, Majorit Blerim Maloku dhe Kapitenit Visar Nura, Agjencia Kadastrale e Kosovës kishte nëdmarrë një varg trajnimesh intensive disaditore për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e hartografisë. Ndërsa për të prezantuar të arrituar nga trajnimi, me datë 17 korrik 2020 në ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës është mbajtur një takim gjithëpërshirës mes prijësve dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë të intitucioneve repsketive. Gjatë takimit pos që u prezantuan rezultatet e trajnimit, u identifikuan edhe fushat e interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të intensfikohet në të ardhmen. Kryesisht tema e takimit kishte të bënte me të dhënat gjeohapësinore, aplikacionet për përpunimin e tyre, zhvillimet teknologjike në fushën e shpërndarjes së të dhënave e ngjashëm. Për të bërë më të lehtë bashkëpunimin, palët u pajtuan që i njejti të formalizohen me nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim, ku më në detaje do të specifikoheshin aktivitetet e intersit, përgjegjësitë e institucioneve e ngjashëm.
Në takimin në fjalë, delegacionit të AKK-së i priu Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit z-nja Afërdita Thaçi dhe Eksperti i GIS-it z. Avni Rrustemi, ndërsa ekipit të FSK i printe Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, i shoqëruar nga Kolonel Agron Bajrami, Kolonel Ejup Maqedonci, Kolonel Haki Xhemaili, Major Blerim Maloku dhe Kapiten z. Visar Nura.


SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE