« Prapa
AKK, takim virtual me ekipin e Bankës Botërore për REGIP
Me qëllim të diskutimit mbi parapërgatitjet profesionale e teknike për implementim të aktiviteteve të parapara në kuadër të projekti të Bankës Botërore për Regjistrim të Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë te Informacioneve Hapësinore (REGIP), me datë 20 janar është mbajtur takim virtual mes ekipit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmet dhe ekipit të Bankës Botërore të prirë nga Udhëheqësi i Ekipit z. Paul Prettitore. Në takim u diskutuan të gjitha aktivitetet, planet kohore për implementim dhe rezultatet e pritshme nga implementimi i aktiviteteve në kuadër të REGIP. Takimet teknike e profesionale do të vazhdojnë edhe javës tjetër.
