Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë ...
Shko te lajmet

Trajtim i tarifës në transaksion

Me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së tarifës në transaksion...
Shko te lajmet

Vlerësim i bashkëpunimit me UN HABITAT

Me qëllim të vlerësimit të Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës ...
Shko te lajmet

Diskutime për ndërtimin e objektit të ri të AKK-së

Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional për ndërtimin e objektit ...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

AKK, trajnim për Këshillin Prokurorial të Kosovës për qasjë në RDPP

Si rezultat i Memorandimit për Bashkëpunim të nënshkruar me datë 17 Nëntor mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës z. Bahri Hyseni, e që kryesisht kishte të bënte me ofrimin e qasjes në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme (RDPP), Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar edhe trajnimin e ekspertëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës për qasje në RDPP. Trajnimit virtual iu nënshtruar 17 zyrtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës ndërsa përgatitja e tyre do të mundësojë shfrytëzimin e informacioneve kadastrale në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve. Nevoja për këtë trajnim vije edhe si rezultat i avancimeve teknologjike dhe ligjore të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në fushën e hapjes së të dhënave dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale me institucione publike të interesit. Kjo mënyrë e funksionimit do të ngrisë kualitetit e shërbimeve që institucione të ndryshme u ofrojnë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE