« Prapa
AKK, trajnim për Policinë e Kosovës për qasjë në RDPP
Si rezultat i Memorandimit për Bashkëpunim të nënshkruar me datë 17 Nëntor mes Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe U.D. Drejtorit të Përgjithëm të Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, e që kryesisht kishte të bënte me ofrimin e qasjes në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme (RDPP), Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar edhe trajnimin e ekspertëve të Policisë së Kosovës për qasje në RDPP. Trajnimit virtual të mbajtur me datë 30 dhjetor iu nënshtruar dy zyrtarë të Policisë së Kosovës ndërsa përgatitja e tyre do të mundësojë shfrytëzimin e informacioneve kadastrale në kohë reale dhe përmes ueb shërbimeve. Nevoja për këtë trajnim vije edhe si rezultat i avancimeve teknologjike dhe ligjore të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në fushën e hapjes së të dhënave dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale me institucione publike të interesit. Kjo mënyrë e funksionimit do të ngrisë kualitetit e shërbimeve që institucione të ndryshme u ofrojnë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
