Takim në MEA

Ministri i Minsitrisë së Ekonomisë dhe Ambientit z. Blerim Kuçi...
Shko te lajmet

AKK, trajnim për Policinë e Kosovës

Si rezultat i Memorandimit për Bashkëpunim të nënshkruar me...
Shko te lajmet

AKK trajnim për Njësinë për Inteligjencë Financiare

Si rezultat i Memorandimit për Bashkëpunim të nënshkruar ...
Shko te lajmet

AKK, trajnime për operim në RDPP

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) gjatë vitit 2020 ka ndërmarrë ..
Shko te lajmet

AKK vazhdon shpërndarjen e mirënjohjeve

Agjencia Kadastrale e Kosovës këtë vit shënon 20 vjetorin e...
Shko te lajmet

AKK, trajnim i avancuar për FSK

Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht eksperti i hartografisë...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

AKK, trajnime intensive për operim me qasje të limituar në RDPP

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) gjatë vitit 2020 ka ndërmarrë një varg reformash ligjore, profesionale e teknologjike të cilat kanë pasur ndikim në avancimin e mënyrës së qasjes dhe shkëmbimit të të dhënave me institucione publike të interesit. Konkretisht, është kaluar nga mënyra tradicionale e ofrimit të të dhënave (CD, email, letër) në mënyrë të avancuar përmes ofrimit të qasjes në të dhëna në kohë reale përmes ueb shërbimeve. Për këtë arsye AKK me shumicën e institucioneve të identifikuara si të interesit ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim që kanë pasur për qëllim specifikimin e roleve dhe përgjegjësive gjatë procesit të operimit me qasje të limituar në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme (RDPP). Marrëveshjet e nënshkuara kanë qenë të shoqëruara edhe me marrëveshje teknike për implementimi të aktiviteteve të specifikuara, e që kryesisht kanë pasur të bëjnë me kapacitetet teknike e profesionale të institucioneve. Si rezultat i këtyre marrëveshjeve AKK ka ndëmarrë një fushatë intensive trajnimesh për personelin e këtyre institucioneve për operim në RDPP, respektivisht për përdorimin e sistemit digjital GUI -UCWSS. Për shkak të masave të krijuara nga pandemia dhe duke përcjellë me përpikmëri rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik trajnimet janë bërë me prezencë fizike duke i ndarë të trajnuarit nëpër grupe më të vogla dhe përmes trajnimeve virtuale, në rrjet. Deri më tani trajnimeve u janë nënshtruar 41 përmbarues privat, 11 zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, 68 noter dhe 19 zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës. Trajnimet do të vazhdojë të mbahet për të gjitha institucionet publike që kanë interes në shfrytëzimin e shërbimeve digjitale të AKK-së.

SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE