Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë ...
Shko te lajmet

Trajtim i tarifës në transaksion

Me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së tarifës në transaksion...
Shko te lajmet

Vlerësim i bashkëpunimit me UN HABITAT

Me qëllim të vlerësimit të Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës ...
Shko te lajmet

Diskutime për ndërtimin e objektit të ri të AKK-së

Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional për ndërtimin e objektit ...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Minxhozi vizitoi AKK-në

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) si organ kompetent për administrimin e regjistrave pronësorë, për kadastër dhe hartografi, për sistem të unifikuar të adresave dhe për infrastrukturë të informacioneve hapësinore është pjesë e nismave të ndryshme regjionale dhe ndërkombëtare, që kanë për qëllim shpërndarjen e shërbimeve gjeohapësinore për palë të ndryshme të interesit.
Pjesëmarrja në këto nisma ka ndikuar edhe në ngritjen e kualitetit të shërbimeve që u ofrohen institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës e jashtë saj, ka ndikuar në lehtësimin e qarkullimit të njerëzve e të kapitalit, ka ndihmuar në administrimin e gjendjeve emergjente e ngjashëm.
Ndërsa me qëllim të identifikimit të fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të avancohej edhe në të ardhmen, si dhe për të identifikuar hapat që duhet të ndërmerren për të intensifikuar këtë bashkëpunimi, AKK u vizitua nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi i cili në takim u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Teknologji të Informacionit z-nja Afërdita Thaçi.
Në takimin në fjalë, pos prezantimit të aktiviteteve të institucioneve respektive, prijësit e institucioneve u pajtuan që bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohet, e sidomos kur bëhet fjala për institucione homologe nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duke marrë parasysh edhe ndërveprimet e përditshme ekonomike e kulturore mes dyja shteteve.
Si rezultat i këtij takimi së shpejti pritet që të shkëmbehen shërbime dhe produkte gjeohapësinore të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të cilat do të ndihmonin implementimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore e mjedisore nga autoritetet e dyja shteteve.

SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE