AKK, marrëveshje me ATK

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve në mesin ...
Shko te lajmet

AKK, marrëveshje me policinë

Me datë 17.11.2020, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë...
Shko te lajmet

AKK, marrëveshje bashkëpunimi me KPK

Si rezultat i takimit të mbajtur me datën 16 tetor 2020 mes Kryeshefit ...
Shko te lajmet

Kryeshfi i AKK-së, takim me Këshillin Gjyqësorë

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve në mesin...
Shko te lajmet

Nënshkruhet udhёzim administrativ për tarifat

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, respektivisht Agjencia Kadastrale...
Shko te lajmet

Takim gjithëpërshirës mes Ministrive e Bankës Botërore

Nën organizimin e Ministres së Ministrisë së Financave ...
Shko te lajmet

Diskutime përfundimtare për ligjin e ri për kadastër

Agjencia Kadastrale e Kosovës në planin legjislativ të këtij viti ...
Shko te lajmet

AKK, takim me Kryetarin e Prizrenit

Kryeshefi i AKK-së, takim me Kryetarin e Prizrenit z. Mytaher ...
Shko te lajmet

Regjistrimi i popullsisë, bashkëpunim AKK-ASK

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është në vazhdën...
Shko te lajmet

Sfidat e legalizimit, takime pune në AKK

Ekspertët e AKK-së kanë mbajtur dy takime të ndara me ...
Shko te lajmet

REGIP, takim mes AKK dhe Bankës Botërore

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përfituese e Projektit...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

Kryeshefi i AKK-së z. Ahmeti, takim me Drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve në mesin e institucioneve publike dhe palëve të rëndësishme të interesit, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti ka ndëmarrë një varg takimesh me prijës të institucioneve gjatë të cilave paraqet të arriturat, vizionin dhe sfidat e AKK-së dhe informon të tjerët mbi avancimet ligjore dhe teknologjike në AKK. Për këtë arsye, me datë 19 Nëntor 2020 z. Ahmeti i shoqëruar edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Teknologji të Informacionit në AKK z-nja Afërdita Thaçi dhe u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj vizitoi Administratën Tatimore të Kosovës ku u prit nga u.d Drejtor i ATK-së z. Ekrem Hysenaj po ashtu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i takimit, pos prezantimit të aktiviteteve të ndërsjella, ishte edhe identifikimi i hapave që duhet ndërmarrë në fushën e shkëmbimit të informacioneve, me qëllim të ngritjes së kualitetit të shërbimeve që institucionet respektive u ofrojnë qytetarëve e institucioneve të Republikës së Kosovës. Pos afrimit të qasjes në regjistrat pronësorë për zyrtarët e ATK-së, mundësi kjo tani më e implementuar nga AKK, prijësit e institucioneve u dakorduan që të mundësohet edhe vendosja e barrës tatimore në mënyre online dhe vendosja e adresave përmes ueb shërbimeve. Përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan që ky bashkëpunim të kulmojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për bashkëpunim ku qartë do të definoheshin përfitimet nga bashkëpunimi, rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve të përfshira e ngjashëm. Po ashtu, si përfundim u arrit që takimet e tilla, qoftë ato në nivel të lartë e qoftë në nivel profesional të intensifikohen, krejt me qëllim të implementimit sa më të suksesshëm të mandateve të institucioneve respektive.

SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE