Mbahet takimi i nën-komitetit për drejtësi, liri dhe siguri
Me qëllim të diskutimit të përgjithshëm mbi drejtësinë, lirinë dhe sigurinë në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë liritë që kanë të bëjnë me komunitetet potencialisht të margjinalizuara, me datë 10 qershor 2020 është mbajtur takimi i rradhës i nën-komitetit për drejtësi, liri dhe siguri. Anëtarët e këtij komiteti nga institucionet publike dhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Kosovës trajtuan disa nga çështje me prioritet e që kishin të bëjnë me të drejtat fundamentale të njeriut, respektimi dhe mbrojtja e komuniteteve pakicë, barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, lirinë e shprehjes, të drejtën në pronë, trafikimi me njerëz, migrimi e ngjashëm. Në këtë takim morri pjesë edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe Zyrtari i lartë ligjor z. Bashkim Shaqiri të cilët u përfshinë në disa çështje që kishin të bëjnë me implementimin e vendimeve lidhur me pronën të Agjencisë Kosovare për Kthim dhe Verifikim të Pronës.