AKK, marrëveshje me ATK

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve në mesin ...
Shko te lajmet

AKK, marrëveshje me policinë

Me datë 17.11.2020, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë...
Shko te lajmet

AKK, marrëveshje bashkëpunimi me KPK

Si rezultat i takimit të mbajtur me datën 16 tetor 2020 mes Kryeshefit ...
Shko te lajmet

Kryeshfi i AKK-së, takim me Këshillin Gjyqësorë

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të bashkëpunëtorëve në mesin...
Shko te lajmet

Nënshkruhet udhёzim administrativ për tarifat

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, respektivisht Agjencia Kadastrale...
Shko te lajmet

Takim gjithëpërshirës mes Ministrive e Bankës Botërore

Nën organizimin e Ministres së Ministrisë së Financave ...
Shko te lajmet

Diskutime përfundimtare për ligjin e ri për kadastër

Agjencia Kadastrale e Kosovës në planin legjislativ të këtij viti ...
Shko te lajmet

AKK, takim me Kryetarin e Prizrenit

Kryeshefi i AKK-së, takim me Kryetarin e Prizrenit z. Mytaher ...
Shko te lajmet

Regjistrimi i popullsisë, bashkëpunim AKK-ASK

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) është në vazhdën...
Shko te lajmet

Sfidat e legalizimit, takime pune në AKK

Ekspertët e AKK-së kanë mbajtur dy takime të ndara me ...
Shko te lajmet

REGIP, takim mes AKK dhe Bankës Botërore

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është përfituese e Projektit...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

Nënshkruhet udhёzimi administrativ për tarifat e regjistrimit të të drejtave të pronës së paluajtshme

Prishtinë, 12 Nëntor - Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, respektivisht Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të avancimit të kornizës ligjore dhe azhurnimit të akteve të saja nënligjore ka përmbyllur nënshkrimin e udhëzimeve të parapara administrative me nënshkrimin e Udhёzim Administrativ për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme, i nënshkruar sot, me datë 12 nëntor 2020. Me këtë rast, Ministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit z. Blerim Kuqi, i shoqëruar edhe nga zv. Ministrja Burbuqe Deva Bakija dhe Këshilltari për Marrëdhënie me Publik i Ministrit Kuqi z. Uran Haxha, kanë vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës ku janë pritur nga Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë z. Avni Ahmeti, i shoqëruar bashkëpunëtorët.
Nënshkrimit të këtij Udhëzimit Administrativ i parapriu një takim mes ekipeve gjithëpërshirëse të Ministrisë të Ekonomisë dhe Ambientit dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, gjatë të cilit takim përmes diskutimeve interaktive u prezantuan si të arriturat po ashtu edhe sfidat e Agjencisë Kadastrale e Kosovës, u identifikuan hapat për tejkalimin e sifdave e ngjashëm. Pos përkrahjes politike, Ministri Kuqi premtoi edhe bashkëpunim të intensifikuar, qoftë në rrafshin profesional qoftë përmes përkrahjes politike, krejt me qëllim të avancimit të fushës së pronës, kadastrës dhe gjeodezisë dhe avancimit të kualitetit të shërbimeve dhe produkteve që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Sa i përket Udhëzimit Administrativ në fjalë, me rastin e nënshkrimit të tij Ministri Kuqi deklaroi se hyrja e tij në fuqi do të mundësojë avancimin e ofrimit të shërbimeve, përfshi shërbimet e ofruara në rrjet (online) konform kërkesave dhe standardeve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe shteteve tjera të avancuara në këtë fushë.
"Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është duke i kushtuar rëndësi të veçantë zhvillimeve në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, kjo për shkak të peshës që kjo Agjenci ka në fushën e administrimit të tokës dhe regjistrimit të pronës. Prandaj, me kapacitete të plota kemi përkrahur reformat e tyre ligjore që po imponohen si rezultat i ndryshimeve dinamike në fushat që janë nën mandatin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Ky udhëzim administrativ përcakton nivelin e tarifave për shërbimet e ofruara për regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme, ndërsa dispozitat e këtij udhëzimi administrativ janë të detyrueshme për Agjencinë Kadastrale të Kosovës, zyrat kadastrale komunale dhe parashtruesit e kërkesave për shërbime dhe produkte", deklaroi z. Kuqi.
Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Ahmeti deklaroi se Agjencia po e përmbyll këtë vit ashtu si ka qenë e paraparë, dhe pavarësisht situatës me pandeminë e njejta nuk ka ndaluar ofrimin e shërbimeve si për institucionet po ashtu edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sa i përket Udhëzimit Administrativ, z. Ahmeti tha se i njejti pos nivelizimit të çmimeve për produkte, përfshin edhe tarifat për shërbime të reja që kanë ardhur si rezultat i avancimeve teknologjike e ligjore në AKK, përfshi tarifat për krijimin e qasjes për shërbime online, për mirëmbajtjen vjetore për shërbimet e ofruara online, tarifat për verifikimin e informacioneve, e ngjashëm. Po ashtu z. Ahmeti potencoi edhe nevojën për shtyrjen para të Ligjit të ri për kadastër, duke parë këtë si zgjidhje për shumë sfidat me të cilat ballafaqohet nga AKK.
Gjatë vizitës në AKK, Ministrit Kuqi iu demonstrua në kohë reale edhe kryerja e punëve të përditshme nga personeli i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE