« Prapa
REGIP, takim virtual mes ekspertëve të AKK-së dhe atyre të Bankës Botërore
Agjencia Kadastrale e Kosovës është pëfituese e Projektit të Bankës Botërore për Regjistrim të Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë të Informacioneve Hapësinore (REGIP), i cili u ratifikua nga Kuvdeni i Republikës së Kosovës gjatë vitit 2020. Me qëllim të koordinimit sa më të mirë e sa më produktiv mes ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe ekspertëve të ekipit të Bankës Botërore, gjatë dy ditëve të kaluar janë mbajtur takime intensive dhe githëpërfshirëse të institucioneve në fjalë. Në takim janë trajtuar aktivitetet për nga aspekti teknik, ligjor e financiar. Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti dhe udhëheqësi i Ekipit të Bankës Botërore z. Paul Prettitore u pajtuan që bashkëpunimi në nivel ekspertësh të instensifikohet ditëve në vijim, krejt me qëllim të fillimit sa më pare të implementimin të aktiviteteve. Përndryshe projekti REGIP përbëhet prej 4 komponentëve, respektivisht komponenti për politikat, mbështetjen ligjore dhe institucionale, komponenti për modernizimin e kadastrit, komponenti për teknologjinë e informacionit dhe infrastrukturën gjeohapësinore dhe komponenti i cili përfshin menaxhimin e projektit, ndërtimin e kapaciteteve, informimin publik dhe monitorimin dhe vlerësimin.
