« Prapa
Unifikimi i emrëtimeve të komunave në regjistrin kadastral
Në kuadër të korigjimit të të dhënave kadastrale në bazën e të dhënave, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) është duke bërë korigjimin dhe plotësimin e të dhënave për persona fizik dhe juridik në regjistrin kadastral. Si pjesë e këtij aktiviteti është bërë unifikimi i emërtimeve të komunave në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë me qëllim të krijimit të një numri dhe emërtimi unik për secilën komunë. Kjo është bërë në bashkëpunim me komunat, të cilat në AKK kanë përcjellur të dhënat e tyre zyrtare, respektivisht Numrin Fiskal dhe Emërtimin Zyrtar të Komunës. Me pas në AKK është bërë ekstraktimi i titullarëve të ndryshëm për secilën komunë, është bërë analizimi dhe filtrimi i këtyre të dhënave duke i përzgjedhur për shqyrtim fillimisht vetëm pronat të cilat për titullar kanë komunat dhe të cilat nuk kanë destinim (shfrytëzim) të përcaktuar. Janë përgaditur Regjistrat e Ndërrimeve për 38 komunat në bazë të cilave është bërë unifikimi i emërtimve të komunave përkatëse në një titullartë vetëm me një numër dhe emërtim unik.
