Vazhdojnë trajnimet për qasje në regjistrat pronësorë
Agjencia Kadastrale e Kosovës ka vazhduar prezantimin e ueb shërbimeve të saja digjitale, prezantimin e përfitimeve të institucioneve publike nga shfrytëzimi i këtyre ueb shërbimeve si dhe ka vazhduar me trajnimin ekspertëve të insticioneve publike me të cilat ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për qasje të limituar në regjistra pronësorë. Në kuadër të këtij aktiviteti me datë 20 janar 2021 ekspertja e AKK-së nga Drejtoria e Teknologjisë Informative z-nja Firdevze Kuleta ka mbajtuar trajnim përmes platformës ZOOM për 9 përdorues të këtyre shërbimeve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilëve u është dhënë qasja e limituar në regjistra pronësorë. Përndryshe, kjo mundësi e ofrimit të të dhënave ka ardhur si rezultat i reformave ligjore dhe avancimeve teknologjike që AKK ka ndërmarrë së fundmi e të cilat kanë rezultuar me ngritjen e kualitetit të shërbimeve, me ngritjen e shkallës së transparencës, me shmangien e shpërndarjes së të dhënave përmes mënyrave tradicionale (letër, cd, postë elektornike). Përfshirja e insitucioneve tjera do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti varësisht prej intertesit publik, ndërsa kështu do të avancohen shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.