Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Mbrojtjes

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit në mes të Ministrisë ...
Shko te lajmet

Trajtim i tarifës në transaksion

Me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë së tarifës në transaksion...
Shko te lajmet

Vlerësim i bashkëpunimit me UN HABITAT

Me qëllim të vlerësimit të Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës ...
Shko te lajmet

Diskutime për ndërtimin e objektit të ri të AKK-së

Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional për ndërtimin e objektit ...
Shko te lajmet

APLIKACIONE

ÇMIMORJA

« Prapa

Vazhdojnë trajnimet për qasje në regjistrat pronësorë

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka vazhduar prezantimin e ueb shërbimeve të saja digjitale, prezantimin e përfitimeve të institucioneve publike nga shfrytëzimi i këtyre ueb shërbimeve si dhe ka vazhduar me trajnimin  ekspertëve të insticioneve publike me të cilat ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për qasje të limituar në regjistra pronësorë. Në kuadër të këtij aktiviteti me datë 20 janar 2021 ekspertja e AKK-së nga Drejtoria e Teknologjisë Informative z-nja Firdevze Kuleta ka mbajtuar trajnim përmes platformës  ZOOM për 9 përdorues të këtyre shërbimeve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilëve u është dhënë qasja e limituar në regjistra pronësorë. Përndryshe, kjo mundësi e ofrimit të të dhënave ka ardhur si rezultat i reformave ligjore dhe avancimeve teknologjike që AKK ka ndërmarrë së fundmi e të cilat kanë rezultuar me ngritjen e kualitetit të shërbimeve, me ngritjen e shkallës së transparencës, me shmangien e shpërndarjes së të dhënave përmes mënyrave tradicionale (letër, cd, postë elektornike). Përfshirja e insitucioneve tjera do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti varësisht prej intertesit publik, ndërsa kështu do të avancohen shërbimet që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.   

 


SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE