20 vjetori i hapjes së zyrës së Bankës Botërore
Me qëllim të shënimit të 20 vjetorit të hapjes së Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë me me ftesë të Drejtorit të kësaj Zyre z. Marko Mantovaneli, një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti me datë 20 Nëntor morri pjesë në një ceremoni solemne për shënimin e kësaj date. Përndryshe, në ceremoni pati disa fjalime rasti kushtuar bashkëpunimit të Bankës Botërore me institucione të Republikës së Kosovës dhe u prezantuan disa nga rezultatet e këtij bashkëpunimi. Agjencia Kadastrale e Kosovës është një nga përfitueset e projekteve të financuara Banka Botërore, qoftë në formë kredie qoftë në formë granti. Aktualisht Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke e implementuar projektin e Bankës Botërore për Regjistrimin e Pronës në Kadastër dhe për Infrastrukturë të të Dhënave Gjeohapësinore (REGIP), projekti ky pasues i projektit RECAP i cili po ashtu në fokus kishte regjistrimin e pronës në kadastër.