Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim regjional IKIH

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës...
Shko te lajmet

AKK, bashkëpunim me IKAP

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti...
Shko te lajmet

AKK- USAID, trajtimi i objekteve pa leje

Me qëllim të ngritjes së shkallës së bashkëpunimit në fusha...
Shko te lajmet

Skanimi, takime në Viti e Kamenicë

Një ekip ekspertësh nga Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke...
Shko te lajmet

Aplikacionet

« Prapa

AKK, takim me KRU “Gjakova”

Zyrtarë të  Agjencisë Kadastrale të Kosovës përkatësisht stafi nga projekti IMPULS, kanë mbajtur një takim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit "Gjakova" SH.A. Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i të të dhënave Gjeohapësinore të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit, që i përkasin temës "Shërbimet Publike Komunale Qeveritare" nga direktiva "INSPIRE", për prezantim në Gjeoportalin Shtetëror. Në parim të dyja palët u dakorduan që bashkëpunime të tilla janë mjaft të rëndësishme si për qytetarin e Kosovës ashtu edhe për institucionet, që të prezantohen të dhënat që Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" posedon dhe mirëmban, mirëpo kësaj marrëveshje do ti paraprijë  kërkesa zyrtare nga kryeshefi i AKK-së z. Avni Ahmeti, për shkëmbimin e të dhënave përkatëse. Ndërsa  në fund të këtij takimi u potencua se është e rëndësishme të prezantohen këto veçori si: Linja e gypit kryesor, linja e gypit shpërndarës, linja gypit furnizues, rrjeti i kanalizimit fekal, rrjeti i ujërave atmosferike si dhe ujëmbledhëset.
Takime dhe bashkëpunime të tilla janë të mirëseardhura për Agjencinë Kadastrale të Kosovës.  


SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

BASHKËPUNIM NDËRKOMBETAR