AKK, takim me ndërmjetësuesit e licencuar

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në vazhdën e zgjerimit të rrjetit ...
Shko te lajmet

SPATIAL II, takim regjional në Shkup

Agjencia Kadastrale e Kosovës është pjesëmarrëse e iniciativave
Shko te lajmet

UN HABITAT, takim pune në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka ndërmarrë iniciativa të ...
Shko te lajmet

AKK-JICA, vazhdon bashkëpunimi

Agjencia Kadastrale e Kosovës me 21 janar të këtij viti kishte ...
Shko te lajmet

Aplikacionet

« Prapa

Fillon projekti SPATIAL II, takim regjional në Shkup

Agjencia Kadastrale e Kosovës është pjesëmarrëse e iniciativave të ndryshme ndërkombëtare e regjionale që kanë për qëllim avancimin në fushën e kadastrës dhe gjeoinformacionit si dhe harmonizimin e produkteve dhe shërbimeve që ofron konform atyre që ofrohen nga shtetet e BE-së. Në të kaluarën ka pasur disa projekte konkrete regjionale të cilat kanë ndihmuar institucionet për kadastër e hartografi të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës në zhvillimin profesional, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e teknologjike, në ngritjen e aplikacioneve të ndryshme gjeohapësinore si projekti IMPULS, ai INSPIRATION e ngjashëm, ndërsa aktualisht është aprovuar edhe vazhdimi i projektit SPATIAL, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës. Për të trajtuar specifikat, nevojat dhe kërkesat për mbështetje të shteteve të regjionit në kuadër të projektit SPATIAL me datë 5 dhe 6 shkurt në Shkup është duke u mbajtur një takim gjithëpërfshirës pune mes përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për kadastër të shteteve të regjionit dhe përfaqësuesve të autoritetit holandez për kadastër "Dutch Cadastre". Në takimin në fjalë, përfaqësues të kadastrës holandeze kanë treguar se qëllimi i projektit SPATIAL do të jetë organizimi i punëtorive të përbashkëta mes shteteve të regjionit, organizimi i vizitave të përbashkëta studimore me qëllim të shkëmbimit të njohurive, ofrimi i ekspertizës holandeze në fusha specifike, si dhe avancimi i shteteve të regjionit në fushën e gjeoinformacionit konform kërkesave ndërkombëtare UN-GGIM dhe IGIF. Në takimin në Shkup Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke u përfaqësuar nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti, nga Drejtoresha e Drejtorisë për Teknologji të Informacionit z-nja Afërdita Thaçi, nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Kadastër z. Korab Ahmetaj dhe nga Udhëheqësi i Njësisë për Implementimin e Projekteve z. Muzafer Çaka, të cilët pos që do të prezantojnë mbi aktivitetet AKK-së po ashtu do të tregojnë edhe interesat e AKK-së në kuadër të projektit SPATIAL.


SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE