Takim i menaxhmentit të AKK-së

Me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së punëve kadastrale, gjeodezike ...
Shko te lajmet

Avancimi i SIKTK

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në kuadër të mirëmbajtjes së Sistemit të...
Shko te lajmet

Takim i drejtorëve nga distanca

Bazuar në vendimet e marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës...
Shko te lajmet

Dezinfektohen zyrat e AKK-së

Në kuadër të masave për parandalim të përhapjes së virusit COVID 19...
Shko te lajmet

Aktet e ndërmjetësimit, takim pune në AKK

Në kuadër të përpjekjeve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të ...
Shko te lajmet

AKK, takim solemn për 8 Mars

AKK, takim pune mes ekzekutivit dhe grave të punësuara në Agjenci
Shko te lajmet

Shpërndahen licencat për gjeodetë

Agjencia Kadastrale e Kosovës si pjesë e reformave ligjore në administrimin...
Shko te lajmet

AKK, vizitë Prekazit

Për nder të Epopesë së UÇK-së një delegacion i Agjencisë Kadastrale...
Shko te lajmet

Marrëveshja KOPOS-MAKPOS

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar me datë 14.02.2020 mes ...
Shko te lajmet

Prezantim, drafti i parë i Planit të Biznesit

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka paraparë krijimin e planit të biznesit...
Shko te lajmet

AKK-JICA, vazhdon bashkëpunimi

Agjencia Kadastrale e Kosovës me 21 janar të këtij viti kishte ...
Shko te lajmet

Bashkëpunim për adresat zyrtare

Agjencia Kadastrale e Kosovës është autoriteti qendror për mirëmbajtjen...
Shko te lajmet

AKK, takim pune me FSK

Agjencia Kadastrale e Kosovës në vazhdën e takimeve me palë...
Shko te lajmet

Master Plani i Ujitjes në Kosovës

Nën organizimin e Bankës Botërore dhe me pjesëmarrjen e Ministrit...
Shko te lajmet

AKK, takim me ndërmjetësuesit e licencuar

Agjencia Kadastrale e Kosovës, në vazhdën e zgjerimit të rrjetit ...
Shko te lajmet

SPATIAL II, takim regjional në Shkup

Agjencia Kadastrale e Kosovës është pjesëmarrëse e iniciativave
Shko te lajmet

UN HABITAT, takim pune në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka ndërmarrë iniciativa të ...
Shko te lajmet

AKK-JICA, vazhdon bashkëpunimi

Agjencia Kadastrale e Kosovës me 21 janar të këtij viti kishte ...
Shko te lajmet

Aplikacionet

« Prapa

Përurohen emrat e rrugëve në Pejë dhe Klinë

Në dy ceremoni të ndara solemne, një në Komunën e Pejës dhe një në Komunën e Klinës, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe Kryetarit të Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, Ambasadorit Norvegjez në Republikën e Kosovës z. Per Strand Sjaastad, Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z. Gjergj Beka, Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, përfaqësuesve të autoritetit norvegjez për kadastër „Kartverket" z. Helge Onsrud dhe z. Tor Laugen është bërë inaugurimi i projektit për vendosjen e tabelave me emra të rrugëve në këto dy komuna. Ky projekt i financuar nga Qeveria e Norvegjisë dhe i implementuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë për Urbanizëm në Komunat përkatëse, pasuron adresat me atribute të reja, respektivisht pas evidentimit dhe digjitalizimit të rrugëve, pas futjes së tyre në sistem, pas emërimit të rrugëve nga Kuvendet Komunale, tani më vendosen edhe tabelat me emra rrugësh. Si rezultat i këtij projekti, pritjet janë që të rritet shkalla e kualitetit në ofrimin e shërbimeve publike dhe komerciale, të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, i mallrave dhe shërbimeve, të avancohet transporti dhe navigacioni, ndërsa përfitues kryesor të do të jenë qytetarët, organet e sigurisë, organet e shëndetësie, organet për menaxhimin e situatave emergjente, organet për ofrimin e shërbimeve komunale, e të tjera. Në takimet e ndara që Kryeshefi Ahmeti pati me Kryetarët e këtyre dy Komunave u potencua nevoja që adresat të mirëmbahen me rregull, secilit objekt të ri që ndërtohet apo secilës rrugë të re që krijohet, të u bashkëngjiten edhe adresat. Po ashtu, informimi i qytetarëve me adresat e tyre zyrtare duhet të bëhet në secilën Komunë. Ndërsa për të ardhmen si prioritet në lidhje me adresat u potencua nevoja për vendosjen e numrave të adresave nëpër shtëpi dhe objekte tjera, duke njohur faktin se vetëm atëherë sistemi i adresave mund të konsiderohet i kompletuar për një komunë. Përndryshe, adresat janë të qasshme përmes Gjeoportalit Shtetërorë, dhe për shfrytëzimin e të njëjtave Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me kompani të mëdha ndërkombëtare të navigimit si TomTom, Open Street Map, etj.


SIKTK ONLINE

STATISTIKAT DITORE

PYETJE TË SHPESHA

QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE

GRUAJA DHE PRONA

MARRËDHENIE ME PUBLIK

LEGALIZIMI I NDËRTIMEVE