E drejta e druas në pronë

E drejta e gruas në pronë

Agjencia Kadastrale e Kosovës i kushton rëndësi të madhe barazisë gjinore në të drejta pronësore, duke lehtësuar qasjen e gruas në prone, gjithnjë duke u thirrur në legjislacionin në fuqi. Komunikimi dhe ngritja e vetëdijes janë thelbësore në ndryshimin e vlerave dhe qëndrimeve, përfshirë edhe ato për barazinë gjinore dhe zotërimin e qeverisjes së tokës. Komunikimi mund t'i mobilizoj njerëzit që të ndërmarrin veprime, siç është paraqitja e të drejtave të tyre mbi tokën, duke ndihmuar në ndërtimin e konsensusit mbi problemet dhe zgjidhjes së tyre të mundshme nëpërmjet pjesëmarrjes së të gjithë akterëve. Avokimi i bazuar në dëshmi vërteton vlerën e procesit të barazisë gjinore, e cila me kontributin dhe pjesëmarrjen e të gjithë akterëve, si femra dhe meshkuj, e bënë të mundshme arritjen e një konsensusi dhe mbështetjen ndaj politikave që dalin nga kjo. Sensibilizimi gjinor mund të duhet të integrohet në komunikim, ngritje të vetëdijes, përpjekje për avokim sepse qëndrimet që ekzistojnë gjatë rreth barazisë gjinore dhe tokës mund të jetë e vështirë të ndryshohen. Sensibilizimi i gjinor i efektshëm duhet të synoj si femrat dhe meshkujt e të gjitha moshave, feve, etnive, statusit shoqëror, etj. Me qëllim të avancimit të të drejtës së guras në prone Agjencia Kadastrale e Kosovës ka të angazhuar edhe Zyrtaren për Barazi Gjinore e cila mund të kontaktohet perms adresës së vijonë:

Ibadete.Rexhepi@rks-gov.net

Per me shume ingormacione mbi te drejtat pronesore, klikoni ketu

Udhëzimi Administrativ (QRK) Nr. 03/2016 për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme e të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve.

Me iniciativë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe të Agjencisë për Barazi Gjinore, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 92, paragrafi 4, dhe 93 paragrafi 4 të KRK-së, duke u bazuar në nenin 4 të Rregullores nr. 02/11 ka nxjerr me datën 18.02.2016 vendimin me numër 07/75 për aprovimin e Udhëzimit Administrativ për masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme në emër të dy Bashkëshortëve. Udhëzimi Administrativ QRK 03/2016 ka filluar të zbatohet që nga data 10 mars 2016 në të gjitha Komunat e Kosovës. Ky Udhëzim Administrativ është bërë me qëllim të stimulimit të regjistrimit të pronës në emër të dy bashkëshortëve në regjistrat publik. Këto masa të veçanta janë të përkohëshme, të cilat kanë për qëllim garantimin e të drejtave të barabarta gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore në fushë specifike siç është regjistrimi i pronës në emër të dy bashkëshortëve. Sipas Udhëzimit Administrativ në fjalë, komunat në Kosovë, përkatësisht Zyrat Kadastrale janë të obliguara të i zbatojnë këto masa duke i liruar nga tarifa e regjistrimit të pronës kur regjistrimi bëhet në emër të dy bashkëshortëve. Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2014 Për Tarifat e Shërbimeve për Regjistrimin e të Drejtave të Pronës së Paluajtshme nga zyrat kadastrale komunale, në Nenin 5 është paraparë Tarifa e Regjistrimit prej 20 Euro për regjistrimin e pronësisë së përbashkët nga të dy bashkëshortët të pronës së përbashkët.