NEWS

Gazeta AKK, edicioni Korrik-2020

Me qëllim të informimit të përgjithshëm rreth aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ky institucion ka lansuar edhe gazetën e saj periodike mbi aktivitetet e saja.

Në linkun vë vijim mund të shihni edicionit e korrikut  të gazetës periodike të AKK-së:

GAZETA PERIODIKE E AKK, EDICIONI I KORRIKUT


AKK, takim me ZKK Suharekë

Me kërkesë të Zyrës Kadastrale Komunale (ZKK) të Komunës së Suharekës  dhe me qëllim të tajtimit të disa çështjeve që ndërlidhen me ushtrimin e mandatit të kësaj zyre kadastrale, me datë 30 korrik 2020 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) është mbajtur një takim pune mes Kryeshefit Ekzekutiv të AKK-së z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Drejtorit të ZKK Suharekë z. Emrush Bytyqi po ashtu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Në takim pos që janë prezantuar aktivitetet e institucioneve respektive, janë trajtuar edhe disa çështje rreth procedurave të regjistrimit të pronës në disa raste specifike me të cilat janë ballafaquar zyrtarët e ZKK Suharekë. Në takim janë vlerësuar angazhimet e ndërsjella me theks të veçantë korniza e re e punës dhe doracakët për punë profesionale të prodhuara nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të cilat kanë unfikuar e standardizuar procedurat e punës në të gjitha zyrat kadastrale Komunale, kanë ndikuar në ngritjen e shkallës së kualitetit të të dhënave, kanë ngritur transaprencën në ofrim të shërbimeve, kanë lehtësuar procedurat për regjistrim të pronës, etj. Palët në takim janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë e të intensifikohet edhe në të ardhmen duke aspiruar avancimin e ofrimit të shërbimeve pronësore për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.


Pas përfundimit të monitorimit, nënshkruhen dhe përcillen raportet

Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) muajve të fundit i është nënshtruar masave të ndëmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid19, mirëpo edhe me masat e vendosura AKK për asnjë moment nuk ka ndërprerë ofrimin e shërbimeve si për qytetarët po ashtu edhe për institucionet e Republikës së Kosovës.
Pos ofrimit të shërbimeve, ekspertët e AKK-së kanë qenë të përfshirë edhe në aktivitete tjera kapitale si krijimi i literaturës profesionale e teknike për çështje kadastrale, gjeodezike e pronësore si dhe në monitorimin e punëve të Zyrave Kadastrale Komunale, kompanive të licencuara gjeodete e gjeodetëve të licencuar per periudhën kohore Dhjetor 2019- Mars 2020.
Sa i përket monitorimit, raportet me të gjeturat janë nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti, dhe të njejtat u janë përcjellur Kryetarëve të Komunave dhe drejtorëve të Zyrave Kadastrale Komunale, me kërkesë për eliminimin e parregullsive të evidentuara.
Vlen te ceket se në monitorimin e rradhës që do të përfshijë periudhën pas hyrjes në fuqi të Kornizës së re të Punës nr. AKK 2020/01, do të ndërmirren edhe masa konkrete konform kornizës ligjore për të gjithë ata që nuk zhvillojnë punët dhe aktivitetet kadastrale konform standardeve kadastrale (ose legjislacionit) në fuqi, për çka janë njoftuar edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët e zyrave kadastrale komunale.
Raportet e monitorimit për komuna mund të gjenden në linkun në vijim:

AKK, takim me FSK

Si rezultat i takimit të mbajtur me datë 25.02.2020 mes Drejtorit Ekzekutiv të AKK-së z. Avni Ahmeti dhe përfaqësuesve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) respektivisht Nënkolonelit Valdet Berisha, Majorit Blerim Maloku dhe Kapitenit Visar Nura, Agjencia Kadastrale e Kosovës kishte nëdmarrë një varg trajnimesh intensive e disaditore për personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e hartografisë.

Ndërsa për të prezantuar të arrituar nga trajnimi, me datë 17 korrik 2020 në ambientet e Forcës së Sigurisë së Kosovës është mbajtur një takim gjithëpërshirës mes prijësve dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë të intitucioneve repsketive. Gjatë takimit pos që u prezantuan rezultatet e trajnimit, u identifikuan edhe fushat e interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të intensfikohej në të ardhmen. Kryesisht tema e takimit kishte të bënte me të dhënat gjeohapësinore, aplikakacionet për përpunimin e tyre, zhvillimet teknologjike në fushën e shpërndarjes së të dhënave e ngjashëm. Për të bërë më të lehtë bashkëpunimin, palët u pajtuan që i njejti të formalizohen me nënshkrimin e një memorandumi për bashkëpunim, ku më në detaje do të specifikoheshin aktivitetet e intersit, përgjegjësitë e institucioneve e ngjashëm.

Në takimin në fjalë, delegacionit të AKK-së i priu Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti  i shqorëuar edhe nga drejtoresha e Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit z-nja Afërdita Thaçi dhe Eksperti i GIS-it z. Abni Rrustemi, ndërsa ekipit të FSK i printe Gjeneral Brigade z. Jeton Dreshaj, i shoqëruar nga Kolonel z. Agron Bajrami, Kolonel z. Ejup Maqedonci, Kolonel z. Haki Xhemaili, Major z. Blerim Maloku dhe Kapiten z. Visar Nura.


AKK, përfundojnë takimet virtuale me bankat komerciale

Agjencia Kadastrale e Kosovës kohë më parë ka zhvilluar modulin për regjistrimin automatik të hipotekave për nevoja të bankave në Kosovë, ndërsa për prezantimin e këtij moduli janë mbajtur disa takime mes përfaqësuesve të Shoqatës së Bankave në Kosovë dhe Agjencisë Kadastrale të Kosovës, me qëllim të përfshirjes së interesave të dyja institucioneve.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i përgjithshëm i modulit, kornizës ligjore për te dhe aspektin teknik për implementimin e modulit. AKK në këto takime kishte kërkuar që Bankat të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që ti implementojnë edhe ndryshime e nevojshme në sistemet e tyre, me qëllim që ky modul të fillojë të shfrytëzohet sa më shpejtë dhe brenda afatit të caktuar nga AKK.
Po ashtu, si rezultat i këtyre takimeve Shoqata e bankave dhe AKK ishin pajtuar që të fillojë një seri takimesh të ndara mes përfaqësuesve të Bankave komerciale në Kosovës dhe atyre të AKK-së me qëllim të diskutimeve teknike për përgjegjësitë e institcioneve respektive për implementimin teknik sa më të shpejtë të këtij moduli. Ndërsa me datë 16 dhe 17 Korrik janë mbajtur takime mes përfaqësuesve të AKK dhe përfaqësuesve të IS Bank, NLB Bank, Raiffeisen Bank, ProCredit Bank dhe Zirat Bank me çka edhe përfundon cikli i takimeve mes AKK dhe bankave komerciale që veprojnë në Kosovë.