NEWS

Delegacion i Bankës Botërore në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës është përfituese dhe implementuese e projektit për regjistrimin e pronës në kadastër dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinorë (REGIP), projekt që po implementohet me huamarrje nga Banka Botërore. Ndërsa me qëllim të analizimit të aktiviteteve të cilat pritet të implementohen në kuadër të projektit REGIP, një delegacion i Bankës Botërore i prirë nga Udhëheqësja e Projektit REGIP njëerësh eksperte në fushën e administrimit të tokës, z-nja Aanchal Anand e shoqëruar nga bashkëpunot r të saj, ka qëndruar në një vizitë disaditore në AKK. Gjatë qëndrimit në AKK, nën organizimin e Kryeshefit Ekzekutiv z. Avni Ahmeti dhe me përkrahjen e ekspertëve të AKK-së janë mbajtur takime dhe prezantime interaktive gjatë të cilëve janë trajtuar aspektet teknike, ligjore dhe profesionale për secilin nga aktivitetet e paraparë, rezultatet e dëshiruara, sfidat potenciale, identifikimi i palëve të interesit, përfshirja aktive e qytetarëve gjatë implementimit të komponentëve të projektit, krejt me qëllim që në momentin e aprovimit të projektit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të fillohen realizimi i tij. Përndryshe, implementimi i projektit REGIP do të ndihmojë Republikën e Kosovës në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të tokës, i cili kryesisht do të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Gjithashtu do të kontribuojë në përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve kadastrale dhe përmirësimin e legjislacionit, duke lehtësuar mbrojtjen dhe sigurinë e të drejtave pronësore dhe krijimin e një mekanizmi të lehtë, dhe të sigurt për transaksionet e pronës së paluajtshme në vend. 


Ndryshime në udhëzime administrative për adresat

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takimi i dytë me radhë mes ekspertëve nga Njësia e Adresave në AKK, ekspertëve ligjor dhe kadastral të AKK-së,  me Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtorë Ligjorë të disa komunave të Kosovës. Sikurse ne takimet e mëhershme edhe sot temë e diskutimit ishin disa komponentë të Udhëzimeve Administrative subjekt i ndryshimit, me theks të veçantë renditja e elementeve të adresave, caktimi i formatit të shenjave, numrave dhe tabelave të adresave, dhe ngjashëm. Grupi punues për këto udhëzime administrative shqyrtoi nenet specifike ku duhej ndërhyrë, dhe gjatë komentimeve profesionale dhe debateve interaktive, ekspertët e AKK-së nga Njësia e Adresave në AKK kanë prezantuar dhe argumentuar ndryshimet të cilat do të lehtësonin punën dhe do të bënin më të lehtë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e adresave nga institucionet përgjegjëse.


Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim regjional gjeohapësinor

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti është duke marrë pjesë në Konferencën e 12 regjionale për kadastër dhe Infrastrukturë kombëtare për informacionet gjeohapësinore, e cila është duke u mbajtur në Neum të Bosnje dhe Hercegovinës me 4,5 dhe 6 shtator, 2019. 
Qëllimi kryesor i kësaj Konference ishte nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për hartografi dhe kadastër nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, respektivisht nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovina, Serbia, Sllovenia dhe Kroacia. 
Kjo marrëveshje ka për qëllim  ngritjen e shkallës së bashkëpunimit mes institucioneve respektive në fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë avancimin e bashkëpunimit në kadastër, gjeodezi dhe hartografi, në zhvillimin dhe interoperabilitetin e GNSS sistemeve, në zhvillimin e rrjeteve gravimetrike dhe trigonometrike,  në harmonizimin dhe hapjen e të dhënave hapësinore konform politikave dhe direktivave të BE-së e ngjashëm.
Marrëveshja u përkrah edhe nga shtete dhe organizata të fuqishme si Qeveria Suedeze, Qeveria Norvegjeze, Qeveria Holandeze, Banka Botërore, JICA,  të cilat ishte edhe promotorë të arritjes së kësaj marrëveshjeje.


AKK- USAID, takim për trajtimin e legalizimit të objekteve pa leje

Me qëllim të ngritjes së shkallës së bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, me theks të veçantë trajtimi i objekteve pa leje, Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti priti në një takim pune një delegacion të USAID-it të përfshirë në përkrahje të implementimit të ligjit për legalizimin e objekteve pa leje. Palët në takim u pajtuan që ka nevojë për unifikimin e procedurave të legalizimit, ka nevojë edhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të nivelit lokal e qendror, si dhe të sektorit privat të cilët merren me procesin e legalizimit. Agjencia Kadastrale e Kosovës premtoi përkrahje si në ekspertizë po ashtu edhe në shkëmbim të informacioneve të cilat do të lehtësojnë procesin e legalizimit, ndërsa nga ana tjetër kërkoi nga USAID që gjatë trajtimit të zyrtarëve, të merret parasysh edhe trajnimi i gjeodetëve të licencuar në trajtimin e legalizimit të objekteve pa leje.


AKK, bashkëpunim me IKAP

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, i shoqëruar nga drejtoresha e Drejtorisë për Financa dhe Administratë znj.Fazile Hamiti,  priten sot në takim pune Kryeshefen e Institutit të Kosovës për Administratë Publike ( IKAP ) znj. Refike Sulçevsi.Tema e takimit ishte identifikimi u fushave të bashkëpunimit në ngritjen profesionale të shërbyesve civil përmes trajnimeve që ofron IKAP. Kreyeshefi i AKK-së z. Ahmeti dhe z-nja Sulçevci u pajtuan që përmes takimeve intenzive dhe përmes prezantimit të aktiviteteve të ndërsjella të bëhet një olan konkret i veprimit, krejt me qëllim të avancimit të kualitetit gjatë ofrimit të shërbimeve.


Showing 1 - 5 of 98 results.
Items per Page 5
of 20