NEWS

Fuqizimi Ekonomik i Gruas

Agjencia Kadastrale e Kosovës si organ kompetent për regjistra pronësorë është e përfshirë në iniciativa të ndryshme në fushën a avancimit të të drejtave të grupeve potencialisht të margjinalizuara në shfrytëzim të të drejtave pronësore, përshirë edhe gratë. Për këtë arsye, ekspertë ligjot të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, respektivisht Zyrtari i Lartë Ligjor i AKK-së z. Nadir Shyqeriu, ka marrë pjesë në punëtorinë e organizuar nga GIZ-i gjerman në kuadër të projektit "Fuqizimi Ekonomik i Gruas", i cili është duke u mbajtur në Tiranë, Republika e Shqipërisë.  Ky projekt ka për qëllim identifikimin e sfidave dhe storieve të suksesshme të arritura nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Republikën e Kosovës. Fokusi kryesor ishte rreth zbatimeve praktike të të legjislacioneve në fuqi të barazisë gjinore në shtetet e regjionit dhe ndryshimet dhe strategjitë e reja që do të bëhen, me qëllim të fuqizimit të rolit të gruas në ekonomi.


Prona, del raporti “Doing business”

Banka Botërore me datë 24 tetor ka publikuar raportin e të Bërit Biznes ("Doing Business") 2020, që matë rregulloret që çojnë përpara aktivitetin e biznesit dhe ato që e kufizojnë atë. Studimi krahason 190 ekonomi të ndryshme, përfshirë edhe Kosovën, sa i përket lehtësisë e të bërit biznes dhe rangimi mbështetet në dhjetë fusha të rregullimit të biznesit: nisja e biznesit, pajisja me leje të ndërtimit, kyçja me energji elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve të vegjël, pagesa e tatimeve, tregtia përtej kufijve, zbatimi i kontratave, dhe zgjidhja e falimentimit. Studimi Të bërit biznes po ashtu mat rregulloret për punësimin e punëtorëve dhe kontratat me qeverinë, por këto nuk përfshihen në rezultatin dhe rangimin në raport. Sa i përket të regjistrimit të të drejtave pronësore, Republika e Kosovës  radhiten në vendin e 37 nga 190. Raporti i detajuar, në gjuhën angleze mund të shkarkohet në vegzën në vijim;

https://www.doingbusiness.org/content/dam/doingBusiness/country/k/kosovo/KSV.pdf


AKK, takim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës së Shqipërisë

Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Kryeshefi Ekzekutiv i saj z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ekspertët ligjor, kadastral dhe ata teknologjisë së informacionit në AKK, ka pritur në një takim pune një delegacion gjithëpërfshirës nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës e Republikës së Shqipërisë (AShK), të prirë nga Drejtori i Përgjithshëm z. Artan Lame po ashtu i shoqëruar nga bashkëpunëtor kadastral, ligjor dhe të teknologjisë së informacionit. Qëllimi i këtij takimi ka qenë shkëmbimi i përvojave rreth administrimit të regjistrave pronësorë nga institucionet simotra nga shtetet respektive, pastaj identifikimi i fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të thellohej, si dhe nënshkrimi i një memorandumi të bashkëpunimit mes institucioneve. Gjatë takimit, përmes prezantimeve profesionale dhe debateve interaktive, ekspertët e AKK-së dhe AShK-së prezantuan aktivitetet, projektet dhe produktet aktuale, pastaj paraqitën sfidat me të cilat ballafaqohen gjatë kryerjes së punëve të përditshme, si dhe prezantuan vizionet e tyre për ngritjen e kualitetit të shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-jurdike në veçanti dhe administrimin e tokës në përgjithësi. Sa i përket memorandumit të bashkëpunimit, palët nënshkruese të tij përcaktuan interesin e përbashkët për bashkëpunim në fushën e veprimtarisë bazë të kadastrës së pasurive të paluajtshme, vlerësimit të pasurive të paluajtshme, hartografisë, gjeodezisë, gjeoinformatikës, teknologjisë së informacionit dhe përcaktimit të infrastrukturës së të dhënave hapësinore. Po ashtu, pas takimit të mbajtur në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, institucion ky i nivelit qendror, dy delegacionet vizituan edhe Zyrën Kadastrale Komunale në Prishtinë, ku së bashku me drejtoreshën e kësaj zyre, z-njën Valbona Osmani Mehmetaj u prezantua trajtimi i lëndëve dhe kërkesave të ndryshme nga palë që i drejtohen Zyrave Kadastrale Komunale. Në fund të takimit, palët u pajtuan që takimet e tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në baza të rregullta, duke njohur kështu peshën që bashkëpunimi do të kishte në ngritjen e kualitetit të shërbimeve pronësore që u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të të shteteve përkatëse.

 

 


Navigacioni, adresat në “Here We Go Maps”

Në vazhdën e bashkëpunimeve ndërkombëtare me kompani të mëdha dhe të rëndësishme në fushën e të dhënave gjeohapësinore dhe me qëllim që të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës të shfrytëzohen jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj Agjencia Kadastrale e Kosovës, respektivisht Kryeshefi i saj Ekzekutiv z. Avni Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Here WeGo Maps rreth shfrytëzimit të të dhënave të adresave zyrtare të Republikës së Kosovës nga "Here WeGo Maps". "Here WeGo Maps" është njëra nga kompanitë më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare për teknologji web mapping dhe të navigacionit. "Here WeGo Maps" është zhvilluar nga kompania Nokia si aplikacion softuerik hartografik i lëshuar për herë të parë në vitin 2013. "Here WeGo Maps" është në pronësi të një konsorcioumi kompanish, përfshi Audi, BMW dhe Mercedes. "Here WeGo Maps" është e specializuar për krijimin e hartave dhe të dhënave gjeografike dhe njëri nga ofruesit kryesore të hartave dhe të dhënave gjeografike per shumicën e naviguesve te automjeteve në të gjithë botën. Kjo marrëveshje vjen si rezultat i krijimit të një regjistri digjital, të avancuar dhe të sakët të adresave nga Republika e Kosovës dhe pas një analize nga ana e Here WeGo Maps, e cila ka konstatuar se të dhënat e Adresave janë të sakta dhe të avancuara. Te dhënat zyrtare të adresave të Republikës së Kosovës do të shfrytëzohen për të azhurnuar hartat e Republikës së Kosovës në platformën  e "Here WeGo Maps". Me këtë marrëveshje Republika e Kosovës do të jetë njëra nga shtetet e para në Ballkan, harta e së cilës do të azhurnohet me të dhëna zyrtare, unike dhe të sakta të adresave në platformën "Here WeGo Maps". Gjithashtu marrëveshja është një hap më tutje në informimin rreth të dhënave zyrtare të adresave dhe mundëson që adresat të shfrytëzohen edhe më shumë.


Punëtori për Udhëzimet Administrative

Agjencia Kadastrale e Kosovës është në proces të disa reformave në aktet e saja nënligjore, respektivisht është duke amandamentuar Udhëzimet Administrative në fushën e kadastrës dhe ato që rregullojnë sistemin e adresave. Për këtë arsye, një ekip gjithëpërfshirës i ekspertëve nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, me përkrahjen financiare të Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi "Kartverket" kanë mbajtur një punëtori dy ditore.  Qëllimi i kësaj punëtorie ka qenë finalizimi i drafteve të Udhëzimeve Administrative, respektivisht përfshirja i komenteve të dhëna nga grupe të ndryshme të interesit të përfshira gjatë ecurisë së draftimit të tyre. Përndryshe, si rezultat i punëtorisë u harmonizuan pikëpamjet e ekspertëve kadastral dhe atyre ligjorë, ndërsa Udhëzimet pritet së shpejti të procedohen për aprovim nga instancat përgjegjëse.


Showing 6 - 10 of 120 results.
Items per Page 5
of 24