NEWS

Azhurnim i akteve nënligjore kadastrale

Me qëllim të azhurnimit të kornizës ligjore që rregullon fushën e administrimit të tokës, regjistrave pronësorë dhe kadastrës, një ekip gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i përbërë nga ekspert ligjor e kadastral janë duke qëndruar në një takim treditor pune ku janë duke analizuar propozimet për ndryshimin e një vargu udhëzimesh administrative, krejt me qëllim të përshtatjes së tyre me kërkesat gjithnjë e më specifike të shfrytëzuesve të rëndom dhe atyre profesional të shërbimeve kadastrale. Konkretisht, janë pesë udhëzime të cilat do të ndryshohen, respektivisht Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit mbi Themelimin e Regjistrit për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme, Udhëzimi Administrativ për Licencimin e Kompanive Gjeodete dhe të Gjeodetëve, Udhëzimi Administrativ për zbatimin e Ligjit për kadastër, Udhëzimi Administrativ  për Tarifat e shërbimeve dhe të Produkteve Kadastrale të Ofruara nga Zyrat Kadstrale Komunale dhe Kompanitë dhe Gjeodete dhe Udhëzimi Administrativ për Tarifat e Produkteve dhe të Shërbimeve tëAgjencisë Kadastrale të Kosovës.

Gazeta periodike e AKK Nr. 4

Me qëllim të informimit të përgjithshëm rreth aktiviteteve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ky institucion ka lansuar gazetën e saj periodike mbi aktivitetet e saja. Pos në formatin në letër i cili po u shpërndahet palëve të ndryshme të interesit, e njëjta është e qasshme edhe në formatin elektronik në faqen e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Të bashkëngjitur mund të gjeni numrin 4 të të kësaj gazete periodike.

Shkarko Nr. 4 të gazetës periodike të AKK

AKK-BB, vizitë në Komunën e Shtimes

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, stafi i Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë dhe përfaqësues  nga Agjencia Kadastrale e Kosovës vizituan Komunën e Shtimes për të diskutuar mbi rëndësinë e të drejtave pronësore të grave. Në takim u prezantuan numrat e grave pronare në këtë Komunë, me theks të veçantë krahasimi i gjendjes në këtë Komunë para dhe pas hyrjes në fuqi të udhëzimit administrativ i cili mundëson regjistrimin e pronës në emër të të dy bashkëshortëve pa pagesë. Nga përfaqësues të Komunës në këtë takim u tha se ka rreth 35-40 raste në vit të pronave të regjistruara si pronë e përbashkët e bashkëshortëve ose vetëm nën emrin e grave. Në vitin 2018, mbi 15% e pronarëve të rinj të regjistruar në këtë komunë prej 65,000 banorësh ishin gra. Ndërsa nga Banka Botërore u tha se kanë mbështetur gjithashtu përdorimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për të lehtësuar qasjen dhe monitorimin e të drejtave pronësore të grave. Për fund përfaqësues të Agjencisë Kadastrale të Kosovës thanë se janë duke ndihmuar avancimin e qasjen së grave në të drejta pronësore përmes identifikimit dhe bashkëpunimit me grupe të interesit në këtë fushë.

Punëtori për projektin SPATIAL

Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës është duke marrë pjesë në një takim të organizuar nga projekti regjional "SPATIAL" i cili konsiston me zhvillimin dhe harmonizimin e infrastrukturës së të dhënave hapësinore të shteteve të regjionit të Ballkanit perëndimorë me atë të shteteve anëtare të BE-së. Kjo punëtori e përkrahur financiarisht nga  Qeveria Holandeze, sikurse edhe vetë projekti SPATIAL, dhe i mbështetur në rrafshin profesional me ekspertë të Autoritetit Kadastral te Holandës, ka për qëllim të shpërfaq planifikimet strategjike të autoriteteve për Kadastër të shteteve te regjionit, ndërsa pas definimit të vizioneve të autoriteteve për kadastër, pritjet janë që të identifikohen fushat për mbështetje eventuale në të ardhmen. Përndryshe Agjencia Kadastrale e Kosovës e përfaqësuar nga kreu i saj z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, në këtë punëtori e cila po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi do të mbajë edhe një prezantim profesional mbi aktivitetet dhe zhvillimet në AKK.