NEWS

Pronë dhe GIS, takim me institucionet koreane të interesit

Në kuadër të aktiviteteve të parapara për ditën e dytë të vizitës në Kore të Jugut, ekipi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti me bashkëpunëtor nga fusha e kadastrës dhe TI-së, mbajti takime me dy institucione të interesit, respektivisht Institucionin Shtetëror për Informacione Gjeohaoësinore (IShIG) dhe Institucionin për Banim dhe Tokë (IBT). Duke ditur se Agjencia Kadastrale e Kosovës është përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve gjeohapësinore në Republikën e Kosovës, takimi në IShIG u fokusua në infrastrukturën kombëtare të informacioneve hapësinore (IKIH), me theks të veçantë mënyre e grumbullimit dhe shpërndarjes së të dhënave gjeohapësinore, harmonizimi dhe standardizimi i të dhënave, metadatat e ngjashëm. Nisur nga fakti që AKK parashef krijimin e strategjisë së re për IKIH, diskutimet mes ekspertëve të AKK-së dhe atyre të IShIG trajtuan edhe hapjen e sa më shumë të dhënave  si për institucione publike po ashtu edhe për qytetarët. Z. Ahmeti në takim prezantoi edhe reformat e parapara ligjore të AKK-së që do të krijonin një bazë për ofrimin dhe shitjen e të dhënave në kohë reale. Po ashtu, u përmendën edhe sfidat që duhen tejkaluar me qëllim që të dhënat të ofrohen konform kërkesave e standardeve, jo vetëm pjesërisht, si pasojë e mungesës së disa produkteve si nënshkrimi elektronik, vula elektronike, e ngjashëm. Ndërsa gjatë vizitës në IBT, nikoqirët prezantuan rolin që ai institucion ka në ndërtimin dhe administrimin e vendbanimeve për banorët e Koresë së Jugut. Theksi ra mbi qytetet e "mençura" (smart city) që Korea e Jugut ka ndërtuar kohëve të fundit me qëllim të plotësimit të kërkesave në rritje për banim në qytete. Po ashtu u prezantua edhe administrimi i të dhënave grafike pronësore, ndërlidhja e sistemeve dhe të dhënave të ndryshme të prodhuara nga institucione të nivelit lokal dhe qendror dhe përdorimi i të njëjtave nga palë të interesit. Po ashtu, si pjesë e aktiviteteve ishte edhe vizita në muzeun e hartave dhe pajisjeve gjeodezike, ku delegacioni i AKK-së kishte mundësinë të njihet për së afërmi me hartat e para koreane, me pajisjet e përdorura në të shkuarën dhe ato më bashkëkohore.


AKK, vizitë zyrtare në Seul

Një delegacion gjithëpërfshirës i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv z. Avni Ahmeti i përkrahur nga bashkëpunëtorë nga fusha e kadastrës dhe TI-së, me ftesë të Bankës Botërore është duke marrë pjesë në koferencën ndërkombëtare për përfshirjen e politikave të gjelbra në implemetim të projekteve të ndryshme, përfshirë  edhe atyre kadastrale dhe gjeohapësinore, e cila do të mbahet në Seul të Republikës së Koresë së Jugut mes datave 22 Shtator - 27 Shtator. Konkretisht, tre ditët e para të aktiviteve kanë për qëllim participiminin e delegacionit të AKK-së në punëtori profesionale të organizuara nga institucione publike të interesit, respektivisht nga agjencitë përgjegjëse për kadastër, regjistra pronësorë, hartografi, infrastrukturë të informacioneve hapësinore, adresa etj. Qëllimi i takimeve është informimi mbi  kontributin e këtyre institucioneve në promovimin, krijimin dhe implementimin e politikave të gjelbra si komponenta të rëndësishme të aktiviteteve të tyre. Gjatë punëtorive të ditës së parë, ekspertët e Agjencisë participuan ne prezantimin e Agjencisë për Pronë dhe Kadastër të Republikës së Koresë (LX) dhe të Ministrisë së Brendshme dhe të Sigurisë, respektivisht Agjenisë Shtetërore për Shoqëri të Informacionit, ku përmes diskutimeve interaktive u prezantua mandati, struktura organizative dhe përgjegjësitë e AKK-së, si dhe u prezantuan reformat e planifikuara në kadastër që ndërlidhen me ristrukturimin e sistemit kadastral, respektivisht vertikalizimin e te njëjtit duke futur Zyrat Kadastrale Komunale nën kompetenca të AKK-së, pastaj u prezantuan ndryshime dhe plotësimet e akteve nënligjore që pritet të hyjnë në fuqi e që së bashku me shërbimet e produktet e krijuara, do të krijojnë bazën teknike dhe ligjore për ofrimin e produkteve "online". Ekipi i AKK-së u informua me të shkuarën, gjendjen aktuale dhe vizionit e administrimit të tokës dhe e-Qeverisjes në përgjithësi dhe ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në veçanti. Organizatore e punëtorive është Banka Botërore, ndërsa pjesëmarrëse janë dhjetra institucione shtetërore nga fusha e pronës dhe banimit, ambientit, transportit e urbanizmit e ngjashëm. Konferenca kryesore, "Korean Green Growth Conference", do të mbahet me datat 26 dhe 27 Shtator. 


Takim përmbyllës me Bankën Botërore

Pas takimeve intensive disaditore mes përfaqësuesve të Bankës Botërore dhe ekzekutivit dhe ekspertëve të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ma datë 19 shtator 2019 në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës është mbajtur edhe takimi përmbyllës i kësaj vizite, me qëllim të përmbledhjes së ecurisë së aktiviteteve në kuadër të projektit REGIP, si dhe planifikimit të hapave të ardhshëm që duhet marrë nga dyja institucionet për fillimin e implementimit të komponentëve të këtij projekti. Në takimin në fjalë Kryeshefi Ekzekutiv i AKK z. Avni Ahmeti dhe udhëheqësja e ekipit të Bankës Botërore z-nja Aacnhal Anand, draftuan një plan veprimi duke përfshirë aktivitetet e parapara për vitin 2020,  afatet kohore për draftimin e termave të referencës dhe specifikat teknike për aktivitetet specifike, draftimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit mes AKK-së dhe përfituesve të tjerë të projektit, e ngjashëm. Përndryshe, implementimi i projektit REGIP do të ndihmojë Republikën e Kosovës në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të tokës, i cili kryesisht do të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Gjithashtu do të kontribuojë në përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve kadastrale dhe përmirësimin e legjislacionit, duke lehtësuar mbrojtjen dhe sigurinë e të drejtave pronësore dhe krijimin e një mekanizmi të lehtë, dhe të sigurt për transaksionet e pronës së paluajtshme në vend.


Delegacion i Bankës Botërore në AKK

Agjencia Kadastrale e Kosovës është përfituese dhe implementuese e projektit për regjistrimin e pronës në kadastër dhe infrastrukturës së të dhënave hapësinorë (REGIP), projekt që po implementohet me huamarrje nga Banka Botërore. Ndërsa me qëllim të analizimit të aktiviteteve të cilat pritet të implementohen në kuadër të projektit REGIP, një delegacion i Bankës Botërore i prirë nga Udhëheqësja e Projektit REGIP njëerësh eksperte në fushën e administrimit të tokës, z-nja Aanchal Anand e shoqëruar nga bashkëpunot r të saj, ka qëndruar në një vizitë disaditore në AKK. Gjatë qëndrimit në AKK, nën organizimin e Kryeshefit Ekzekutiv z. Avni Ahmeti dhe me përkrahjen e ekspertëve të AKK-së janë mbajtur takime dhe prezantime interaktive gjatë të cilëve janë trajtuar aspektet teknike, ligjore dhe profesionale për secilin nga aktivitetet e paraparë, rezultatet e dëshiruara, sfidat potenciale, identifikimi i palëve të interesit, përfshirja aktive e qytetarëve gjatë implementimit të komponentëve të projektit, krejt me qëllim që në momentin e aprovimit të projektit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, të fillohen realizimi i tij. Përndryshe, implementimi i projektit REGIP do të ndihmojë Republikën e Kosovës në zhvillimin e mëtejshëm të tregut të tokës, i cili kryesisht do të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Gjithashtu do të kontribuojë në përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve kadastrale dhe përmirësimin e legjislacionit, duke lehtësuar mbrojtjen dhe sigurinë e të drejtave pronësore dhe krijimin e një mekanizmi të lehtë, dhe të sigurt për transaksionet e pronës së paluajtshme në vend. 


Ndryshime në udhëzime administrative për adresat

Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës është mbajtur takimi i dytë me radhë mes ekspertëve nga Njësia e Adresave në AKK, ekspertëve ligjor dhe kadastral të AKK-së,  me Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtorë Ligjorë të disa komunave të Kosovës. Sikurse ne takimet e mëhershme edhe sot temë e diskutimit ishin disa komponentë të Udhëzimeve Administrative subjekt i ndryshimit, me theks të veçantë renditja e elementeve të adresave, caktimi i formatit të shenjave, numrave dhe tabelave të adresave, dhe ngjashëm. Grupi punues për këto udhëzime administrative shqyrtoi nenet specifike ku duhej ndërhyrë, dhe gjatë komentimeve profesionale dhe debateve interaktive, ekspertët e AKK-së nga Njësia e Adresave në AKK kanë prezantuar dhe argumentuar ndryshimet të cilat do të lehtësonin punën dhe do të bënin më të lehtë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e adresave nga institucionet përgjegjëse.


Showing 11 - 15 of 111 results.
Items per Page 5
of 23