NEWS

Takim me UN - HABITAT dhe Drejtorinë e Urbanizmit të Leposaviqit

Kryeshefi  Ekzekutiv i  Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti i shoqëruar nga ekspertë  kadastral e ligjorë të Agjencisë Kadastrale priti sot në takim pune përfaqësuesen e zyrës së UN-HABITAT në Kosovë znj. Arieta Himaduna dhe Drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit në këtë Komunë  z. Goran Luzoviç. Temë e këtij takimi ishte fillimi i bashkëpunimit institucional mes AKK-së dhe Komunës së Leposaviqit në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, sfidat dhe problemet me të cilat përballen banorët e asaj komunë me pajisjen me certifikata të pronësisë dhe kryerjen e shërbimeve kadastrale. Kryeshefi i AKK-së z. Ahmeti  ngriti shqetësimet e tija për mosfunksionimin e Zyrave Kadastrale Komunale në Leposaviq, rrjedhimisht mungesën e ofrimit të shërbimeve kadastrale për qytetarët e kësaj Komune. Për pasojë, qytetarët e këtyre Komunave po detyrohen që këto shërbime të marrin në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, që rezulton me kohë, mund dhe shpenzime shtesë për ta.  Kryeshfi i AKK z. Ahmeti shtoi se Agjencia Kadastrale e Kosovës është e gatshme tu ofrojë ndihmë në aspektin teknik, infrastruktural dhe profesional, madje edhe në realizimin e projekteve konkrete në Komunën e Leposaviqit. Ndërsa Drejtori Urbanizmit në Komunën e Leposaviqit z.Luzoviç, falënderoi Kryeshefin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim, duke i specifikuar problemet që i kanë në këtë komunë sa i përket pronave, me theks të veçantë rreth pronave komunale pasi paqartësitë rreth këtyre pronave janë duke afektuar edhe planet zhvillimore të Komunës. Vlen të theksohet se pas takimit, është treguar interesi dhe  vullneti i të dyja institucioneve që bashkëpunimi të intensifikohet në të ardhmen.

 


Fillimi i projektit të skanimit dhe nënshkrimi i memorandum bashkpunimit për sistem të adresave

Kryeshefi  i Agjencisë Kadastrale të Kosovës  z. Avni Ahmeti i shoqëruar  nga Ekspert  të AKK –së. Ishte  sot  ne  vizitë zyrtare ne Komunën  e Ferizajt ,  në  takim me Kryetarin e Komunës së Ferizajt  z. Agim Aliu  , Deputetin  z. Ilmi Reçica  si dhe Drejtorin e Kadastrës dhe Gjeodezisë z. Sabri Murseli.

Fillimisht u bë nënshkrimi i memorandumit të bashkpunimit për fillimin e projektit për vendosjen e numrave të shtëpive në tërë territorin e Komunës së Ferizajt me çka edhe kompletohet sistemi i adresave në këtë komunë. Projekti do të financohet nga Qeveria Norvegjeze dhe komuna e Ferizajt.

Kryeshefi së bashku me Kryetarin dhe Deputetin monitoruan nga afër punët dhe aktivitetet e zyres kadastrale komunale si dhe fillimin e projektit  "Indeksimi dhe Skanimi i dokumenteve Kadastrale të Kosovës".

Ky projekt ka për qëllim digjitalizimin e dokumenteve arkivore kadastrale. Komuna e Ferizajt ka mirëpritur këtë projekt i cili është në shërbim  të qytetarëve dhe i cili do tu lehtësojë punën dhe aktivitetet ditore të zyrtarëve të kësaj komune për shërbime më të mira dhe më efikase.

Kryetari i Komunës  z. Aliu fillimisht e ka uruar kryeshefin z. Ahmeti duke u shprehur i kënaqur me punën dhe bashkpunimin për realizimin e këtyre  projekteve mjaft të rëndësishme për komunën që ai drejton e po ashtu edhe për Kosovën. 

Ndërsa Deputeti z. Reçica falënderoi  Kryeshefin  z.  Ahmeti  për bashkëpunimin e tij në këto projekte si dhe përgëzoi për  punën e tij të pa lodhshme që ka treguar deri më sot.


Trajnim për komunikim të brendshëm

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka organizuar trajnimin dy ditorë për zyrtarët e saj, me titull "Komunikimi i brendshëm". Ky trajnim është ndjekur nga një numër i madh i stafit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, e cila është edhe e sistemuar brenda MMPH-së. Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë informimi dhe komunikimi i brendshëm, e po ashtu rendësi e vençatë e këtij trajnimi ka qenë edhe komunikimi i jashtëm, kryesisht  deklaratat publike të lëshuara nga zyrat e informimit. Trajnimi është  mbajtur nga kompania "PR Solutions", dhe i njejti pritet të ngrit nivelin e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të AKK-së.e . 


RIK, vizita në terren

Agjencia Kadastrale e Kosovës është duke implementuar projektin Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale në 4 Komuna e në 15 Zona Kadastrale. Aktualisht projekti është në fazën e Shikimit Publik, ndërsa me qëllim të monitorimit të punëve një ekip i Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka ndërmarrë një vizitë në terren, respektivisht kanë vizituar Zonën Kadastrale Baks të Komunës së Skenderajt, ku kanë takuar banorë të Zonës Kadastrale dhe përmes shkëmbimit të informacioneve mbi ecurinë e projektit, për së afërmi i kanë inkurajuar të njëjtit që të marrin pjesë aktive në projekt.  Ekspertët e AKK-së në terren kanë qenë të shoqëruar edhe nga deputetja e zonës në fjalë, z-nja Ganimete Musliu e cila po ashtu ka biseduar me banorët e Baksit, duke dashur që nga ta të dëgjojë mbi sfidat me të cilat ata janë ballafaquar gjatë implementimit të projektit. Po ashtu z-nja Musliu kërkoi nga banorët që të participojnë në projekt duke theksuar se shumë nga aktivitetet e projektit të cilat në rrethana normale kryhet me pagesë, ndërsa ky projekt të njëjtat aktivitete i kryen pa pagesë. Përndryshe, Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale ka për qëllim harmonizimin e gjendjes së pronave në terren me ato të regjistruar në regjistrat zyrtar, respektivisht në Sistemin e Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovë.  


Njoftim

Agjencia Kadastrale e Kosovës është ballafaquar me disa probleme me Gjeoportalin shtetëror dhe me replikimin e të dhënave nga Harta Kadastrale në Gjeoportal. Prandaj, për të rregulluar këto çështje, njoftoheni se sot (e premte) nga ora 15:30, do të ndërpritet funksionimi i aplikacionit Harta Kadastrale, në të cilin do të punohet gjatë vikendin për sanimin e dëmeve. I njejti do të jetë funskional nga e hëna.