Projekte

Projektet

Duke aspiruar ofrimin e të dhënave sa më të sakta, të shpejta, dhe në kohë reale Agjencia Kadastrale e Kosovës ka zhvilluar një varg projektesh që kanë bërë që Republika e Kosovës në fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës të rradhitet në të njejtën shkallë me shtetet e zhvilluara, velrësime këto të vërtetuara edhe përmes raporteve të organizatave ndërkobëtare kadastrale, financiare, e ngjajshëm.

 

1. Rindërtimi i informacioneve Kadastrale

2. Kadastri i ndërtesave;

3. Rilevimi aerofoto 2001, 2004, 2009, 2012/13

4. Sistemi i Adresave;

5. Rirregullimi i zyreve në ZKK;

6. Përpilimi i Hartave topogrfike 1:25000;

7. Gjeoportali;

8. Integrimi i bazës grafike me tekstuale

 
« Back

Gjeoportali

Nga korriku i vitit 2013, me mbështetjen financiare të Qeverisë Norvegjeze është filluar implementimi i projektit  "Gjeoportali Shtetërorë", me çasje nepermjet http://geoportal.rks-gov.net/. Në esencë Gjeoportali është shërbim që ofrohet nëpërmjet internetit, është një web portal i cili paraqet informata gjeografike nga burime të ndryshme në mënyrë të unifikuar. Qëllimi kryesor i gjeoportalit është që të ngrejë shkallën e shërbimeve "online". Konkretisht, ky Gjeoportal do të lehtësoj qasjen në të dhëna hapësinore nga të gjithë të interesuarit. Për këtë qëllim në faqen kryesore të Gjeoportalit është bashkëngjitur edhe doracaku për mënyrën e shfrytëzimit, i cili në detaje ofron opsionet shërbimet. Gjeportalit, secili mund ti qaset nëpërmjet të dy adresave. E para nëpërmjet web faqes së AKK-së, www.kca-ks.org, ndërsa e dyta nëpërmjet "linkut" të drejtpërdrejtë, Geoportal.rks-gov.net.