Projekte

Projektet

Duke aspiruar ofrimin e të dhënave sa më të sakta, të shpejta, dhe në kohë reale Agjencia Kadastrale e Kosovës ka zhvilluar një varg projektesh që kanë bërë që Republika e Kosovës në fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës të rradhitet në të njejtën shkallë me shtetet e zhvilluara, velrësime këto të vërtetuara edhe përmes raporteve të organizatave ndërkobëtare kadastrale, financiare, e ngjajshëm.

 

1. Rindërtimi i informacioneve Kadastrale

2. Kadastri i ndërtesave;

3. Rilevimi aerofoto 2001, 2004, 2009, 2012/13

4. Sistemi i Adresave;

5. Rirregullimi i zyreve në ZKK;

6. Përpilimi i Hartave topogrfike 1:25000;

7. Gjeoportali;

8. Integrimi i bazës grafike me tekstuale

 
« Back

Kadastri i ndërtesave

Kadastri i ndërtesave në Kosovë nuk ka ekzistuar para vitit 2000. Banesat ishin të regjistruara vetëm në "Ndërmarrje banesore të qytetit". Në ndërmarrje ishte kontrata ndërmjet shfrytëzuesit të banesës dhe dhënësi i banesës me të dhënat për banesën dhe tatimi i caktuar për mirëmbajtjen e apartamentit/banesës. Para regjistrimit të apartamentit/banesës apo njësisë së ndërtesës është kërkuar dëshmi mbi privatizimin e saj që nënkuptonte edhe sjelljen e vërtetimit nga gjykata. Të gjitha ndërtesat me njësite e tyre të ndërtuara para vitit 1999 janë regjistruar në kadastër, sepse janë konsideruar të kompletuara me dokumentacionin e nevojshëm të legalizimit. Ndërtesat e ndërtuara pas vitit 1999 u janë nënshtruar të gjitha proceseve të legalizimit para se të regjistroheshin në kadastër. Kadastri i Ndërtesave (KN) është i rregulluar me nenin 29 të Ligjit për kadastrin (LIGJI Nr. 04/-L-013), dhe i qartësuar në Udhëzimin Administrativ 02/2013 për zbatimin e Ligjit për kadastrin dhe me Ligjin mbi themelimin e regjistrit për të drejtat mbi pronat e paluajtshme (Ligji mbi RDPP-në). Procesi i regjistrimit të ndërtesave dhe pjesëve të ndërtesave nënkupton "Krijimin e Kadastrit të Ndërtesave". Ky proces është duke u përmbyllur njëherë si tërësi, ndërsa përditësimi/azhurnimi bëhet sipas kërkesave të qytetarëve nëpërmjet të ZKK. Regjistri i ndërtesave dhe apartamenteve ka vazhduar dhe vazhdon edhe tani nga AKK-ja me financime nga Qeveria e Kosovës, apo me donacione nga Banka Botërore. Në vijim është paraqitur tabela e regjistrimit të ndërtesave dhe apartamenteve në qytetet e Kosovës.