Projekte

Projektet

Duke aspiruar ofrimin e të dhënave sa më të sakta, të shpejta, dhe në kohë reale Agjencia Kadastrale e Kosovës ka zhvilluar një varg projektesh që kanë bërë që Republika e Kosovës në fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës të rradhitet në të njejtën shkallë me shtetet e zhvilluara, velrësime këto të vërtetuara edhe përmes raporteve të organizatave ndërkobëtare kadastrale, financiare, e ngjajshëm.

 

1. Rindërtimi i informacioneve Kadastrale

2. Kadastri i ndërtesave;

3. Rilevimi aerofoto 2001, 2004, 2009, 2012/13

4. Sistemi i Adresave;

5. Rirregullimi i zyreve në ZKK;

6. Përpilimi i Hartave topogrfike 1:25000;

7. Gjeoportali;

8. Integrimi i bazës grafike me tekstuale

 
« Back

Rilevime aerofotografike

Agjencia Kadastrale e Kosovës në kuadër të aktualizimit të të dhënave kadastrale dhe hapësinore, si dhe për nevoja të institucioneve tjera ka realizuar 4 (katër) rilevime aerofotografike në territorin e Republikës së Kosovës, atë të vitit 2001, 2004, 2009 dhe 2013/2013. Rilevimet aerofotogrametrike janë bere edhe për plotësimin e kërkesave të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ministrise të Financave, për nevojat e sistemit të adresave etj.