Projekte

Projektet

Duke aspiruar ofrimin e të dhënave sa më të sakta, të shpejta, dhe në kohë reale Agjencia Kadastrale e Kosovës ka zhvilluar një varg projektesh që kanë bërë që Republika e Kosovës në fushën e kadastrës dhe administrimit të tokës të rradhitet në të njejtën shkallë me shtetet e zhvilluara, velrësime këto të vërtetuara edhe përmes raporteve të organizatave ndërkobëtare kadastrale, financiare, e ngjajshëm.

 

1. Rindërtimi i informacioneve Kadastrale

2. Kadastri i ndërtesave;

3. Rilevimi aerofoto 2001, 2004, 2009, 2012/13

4. Sistemi i Adresave;

5. Rirregullimi i zyreve në ZKK;

6. Përpilimi i Hartave topogrfike 1:25000;

7. Gjeoportali;

8. Integrimi i bazës grafike me tekstuale

 
« Back

Rindërtimi i informacioneve Kadastrale

Të dhënat kadastrale ndodh që nuk përputhen me gjendjen faktike në terren. Barazimi i të dhënave kadastrale me gjendjen faktike në terren është synim i përhershëm i mirëmbajtjes sporadike dhe sistematike të kadastrit. Rindërtimi i informacioneve kadastrale (RIK) realizohet sipas ligjit për Kadastër, neni 29. Analizat e hollësishme te të dhënave kadastrale në dispozicion, në formën analoge dhe digjitale, të disa zonave kadastrale kanë treguar se ato të dhëna nuk pasqyrojnë gjendjen reale të terrenit. Nëse ka mospërputhje në mes të grafikës me tekstualen e që njëkohësisht nuk ka përputhshmëri as me terrenin, atëherë kemi edhe mungesë të dokumentacionit të plaçkitur nga Serbia. Kjo do të thotë që AKK dhe ZKK, përveç mirëmbajtjes së rregullt të kadastrit, duhet të ndërmarrin edhe veprime për rindërtimin e informacioneve kadastrale (regjistrimit sistematik). Nëpërmjet rindërtimit të informacioneve kadastrale arrihet: 1. kompletimi i të dhënave mbi pronësinë në pronën e paluajtshme sipas gjendjes reale në terren; 2. rindërtimi i të dhënave për pronën e paluajtshme që mundëson edhe realizimin e detyrave të tjera, si tatimi në pronën e paluajtshme, planifikimi i shfrytëzimit të tokës, zhvillimi i infrastrukturës, komasacioni, menaxhimi i pronave të paluajtshme shtetërore dhe komunale etj.