REGISTER PROPERY

Pyetje te shpeshta

?
Për të qenë një pronar i pronës do të thotë që JU mund të zotëroni, të përdorni dhe transferoni pronën brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe në përputhje me natyrën dhe qëllimin e objektit dhe interesit publik.
?
Kërkesat (aplikacioni) për regjistrim mund të bëhen nga pronari, nga personi të cilin ai e autorizon ose nga personi që ka interesa nga regjistrimi. Më së paku, secila kërkesë duhet të përmbajë të dhënat si në vijim:
  • Emrin, adresën dhe numrin personal identifikues të paraqitësit të kërkesës (qoftë të pronarit, aplikuesit si përfaqësues) dhe, nëse paraqitësi i kërkesës është subjekt juridik, emrin, adresën, numrin personal identifikues dhe autorizimin e personit i cili e paraqet kërkesën në emër të subjektit juridik dhe adresën e selisë, numrit të biznesit të subjektit juridik;
  • Numrin identifikues dhe adresën e saktë dhe të dhënat e tjera të domosdoshme të pronës apo pronave të cekura në këtë kërkesë;
  • Të drejtat që kërkohen të regjistrohen (veprimin për të cilin paraqitet kërkesa, p.sh. ndryshimi i pronësisë, regjistrimi i qiradhënies, qirambajtja, e drejta mbi shfrytëzim, e drejta mbi posedim, hipoteka, servituti, ngarkesa, vërejtjet apo anulimin e të drejtave të mëparshme, ankesa etj;
  • Listën e dokumentacionit si dëshmi e paraqitur për ta mbështetur kërkesën;
  • Datën e paraqitjes së kërkesës;
  • Nënshkrimin e aplikuesit;
  • Të dhënat e tjera të parapara sipas formularit.
?
  • Dokument valid nga një organ kompetent gjyqësor (aktgjykim për njohjen e pronësisë, i nxjerrë nga një kontest gjyqësor, aktvendim i trashëgimisë, marrëveshje gjyqësore, aktvendim për vendosjen e ndalesës - masës së sigurisë, vendimet për caktimin e servitutit, aktvendim për ekzekutimin e hipotekës përmes shitjes se kolateralit etj.);
  • Vendim përfundimtar nga organi administrativ (vendimet për shpronësimin e pronës për interesa publike, vendime për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale dhe publike, vendimet për koncesione, vendimet e Agjencisë Kosovare të Pronave etj.);
  • Me një transaksion ligjor, që përputhet me dispozitat e ligjit në fuqi (kontrata e shitblerjes, kontrata e dhurimit, këmbimit, qiradhënies, kontrata e qirambajtjes nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, kontrata për themelimin e hipotekave, servituteve etj.)
?
Kopja e planit merret në zyren kadastrale komunale ku ndodhet prona. Kopja e planit kushton pesë euro (5 €), ndërsa afati ligjor parashef që kjo Kopje të lëshohet brenda ditës.
?
Pronari ka pronën e tij/saj në emrin e tij/saj me sipërfaqe në bazë ligjore regjistruar në RDPP (SIKTK-T) dhe mund të marrë dokumentin relevant kurdo që ka dëshirë. Ky dokument relevant deri në vitin 2003 është quajtur Fleta poseduese ndërsa tash quhet Certifikatë pronësie. Certifikata e pronësisë është dëshmia që titullari i pronës ka pronën në pronësi, disponim dhe shfrytëzim të tij/saj.
?
Kërkesat për regjistrimin e të drejtave të pronave të paluajtshme i parashtrohen me shkrim ZKK-së në territorin ku ndodhet prona e paluajtshme. Mirëmbajtja e të dhënave dhe regjistrimi i pronave të paluajtshme ekzekutohet nga Zyrat Kadastrale Komunale (ZKK), të cilat, edhe pse janë nën organizimin e kuvendeve komunale, në rrafshin profesional monitorohen nga AKK-ja. Ekzistojnë disa shabllone dhe formularë që përdoren për të siguruar ofrimin e shërbimit standard për të gjithë konsumatorët, ndërsa në vijim mund të gjeni disa nga shembujt e e formularëve:

Vini re:

Formularët e paraqitur janë të Komunës së Hanit të Elezit, ndërsa këtu janë paraqitur vetëm për të shërbzer si shembull, rrespektivisht që klientët të kenë njohuri mbi shërbimet që mund të kryejnë në Zyrat Kadastrale Komunale.
?
Identifikimi i kufijve të parcelës në terren bëhet përmes gjeodetëve të zyreve kadastrale komunale ose përmes gjeodetëve apo kompanive të licencuara.
?
Ndarja ose bashkimi i parcelave bëhet përmes gjeodetëve të zyreve kadastrale komunale ose përmes gjeodetëve apo kompanive të licencuara.
?
PO! Ligjet e Kosovës garantojnë barazinë dhe jo-diskriminimin. E drejta për të qenë pronar i pronës i përket të dyve burrave dhe grave pa dallim. Kushtetuta e Kosovës, ndër të tjera, garanton barazinë para ligjit; të drejtën për të poseduar pronë; të drejtën për mjete juridike, për të kërkuar mbrojtje ligjore për të drejtat tuaja; dhe mbrojtjen kundër diskriminimit. Ligjet e Kosovës garantojnë barazi midis grave dhe burrave në gëzimin e këtyre të drejtave.
?
Trashëgimia është kalimi i pasurisë së një personi të vdekur bazuar në ligj ose testament e atij personi (trashëgimlënësit) tek një ose disa persona (trashëgimtarët). Arsyet për fitimin e trashëgimisë bazohen në ligj ose testament.
?
Trashëgimia fitohet në momentin e vdekjes së personit. Në kushtet e parashikuara me ligj, çdo trashëgimtar i cili është i gjallë në kohën e trashëgimisë ose ndonjë person i cili është ngjizur para vdekjes së trashëgimlënësit dhe ka lindur i gjallë brenda 300 ditëve pas vdekjes së trashëgimlënësit, mund të trashëgojë. Për shembull: nëse ju jeni shtatzënë kur burri i juaj vdes dhe ëmija lind i gjallë, ky fëmijë po ashtu do të jetë trashëgimtar i tij.
?
JO! Secili trashëgimtarë sipas kushteve të njëjta është i barabartë në trashëgimi. Ligji nuk bën dallimin ndërmjet burrave apo grave. Ndarja e trashëgimisë është e bazuar në marrëdhënien tuaj (grua, motër, vëlla, fëmijë, etj) me trashëgimlënësin. Për shembull: nëse trashëgimlënësi nuk ka pasur testament, bashkëshortja e tij dhe fëmijët do të trashëgojnë në pjesë të barabarta pronën në trashëgim. Fëmijët e tij/saj- meshkuj dhe femra - do të trashëgojnë pjesët e njëjta.
?
Gjykata kompetente vendos për pjesën e trashëgimisë, përveç në rastet kur ekziston një testament i përgatitur nga personi para se të vdiste. Testamenti është një shprehje e dëshirave përfundimtare të personit në lidhje me mënyrën se si ata dëshirojnë që pronat e tyre të shpërndahen pas vdekjes. Testamenti bëhet në formë të shkruar. Por në raste të veçanta testamenti mund të bëhet edhe gojarisht kur kriteri ligjor është plotësuar.
?
JO! Çdo person mund, mirëpo askush nuk është i detyruar të heq dorë nga pjesa e tyre e trashëgimisë. Nëse një person nuk deklaron se heq dorë nga trashëgimia, ai/ajo ka të drejtë për të trashëguar pjesën e tij/saj të trashëgimisë. Trashëgimtarët potencial femrat dhe meshkujt mund të heqin dorë nga të drejtat e tyre të trashëgimisë bazuar në dispozitat e ligjit. Por kjo duhet të bëhet vullnetarisht dhe jo nën presion. Nëse një trashëgimtar heq dorë nga e drejta e tij për trashëgimi, ai/ajo nuk do të ketë asnjë rol në lidhje me kthimin e kësaj pjese të trashëgimisë kurrë më përsëri. Prandaj është jetike që JU të vendosni për këtë lirshëm dhe pa asnjë presion. JU çdoherë keni drejtë të mbani pjesën tuaj të trashëgimisë dhe askush nuk mund të ju shtyj të hiqni dorë prej saj.
?
JO! Çdo person mund, mirëpo askush nuk është i detyruar të heq dorë nga pjesa e tyre e trashëgimisë. Nëse një person nuk deklaron se heq dorë nga trashëgimia, ai/ajo ka të drejtë për të trashëguar pjesën e tij/saj të trashëgimisë. Trashëgimtarët potencial femrat dhe meshkujt mund të heqin dorë nga të drejtat e tyre të trashëgimisë bazuar në dispozitat e ligjit. Por kjo duhet të bëhet vullnetarisht dhe jo nën presion. Nëse një trashëgimtar heq dorë nga e drejta e tij për trashëgimi, ai/ajo nuk do të ketë asnjë rol në lidhje me kthimin e kësaj pjese të trashëgimisë kurrë më përsëri. Prandaj është jetike që JU të vendosni për këtë lirshëm dhe pa asnjë presion. JU çdoherë keni drejtë të mbani pjesën tuaj të trashëgimisë dhe askush nuk mund të ju shtyj të hiqni dorë prej saj.

The property right are guaranteed

Kosovo Constitution recognizes and protects the right of property ownership, and use of immovable property in accordance with the public interest regulated by law. This was enabled by an adequate system of land administration with notes and accurate registers, showing the location of immovable property, the shape and boundaries in the Cadaster and the rights in the immovable property rights register. The cadaster as well as the IPRR are established and are functioning in Kosovo. The immovable property rights register is established as a mechanism that recognizes and implements the validation of the rights of the immovable property in Kosovo. All owners have the right to register the immovable property, regardless of gender or race. Kosovo Cadastral Agency encourages all communities, especially women, to use their right to property registration.
 

Your benefits upon the registration of the property

Registration increases legal security and protects your right to immovable property. Registration increases the value of your immovable property, allowing to pass the same one to your inheritors and to secure their future. Also by registering your immovable property, your property will became a part of a free market economy; part of the bank guarantee and you can also sell your immovable property etc.