KORNIZA PUNE

Korniza e punës për matje, krijim dhe regjistrim të njësive kadastrale

Si rezultat i reformave ligjore të ndërmarra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës të cilat kanë rezultuar me hyrjen në fuqi të udhëzimeve të reja administrative, ka derivuar edhe nevoja për plotësim-ndryshimin e kornizave aktuale të punës.

Ky plotësim-ndryshim parasheh përmbledhjen e disa kornizave dhe doracakëve profesional të punës në një kornizë të vetme.

Bashkë me dokumentin e gjeni të bashkangjitur edhe shtojcat e dokumentit (kërkesa, manuale, regjistra etj) që kanë të bëjnë me punën e Zyrave Kadastrale Komunale, gjeodetëve, kompanive gjeodete dhe teknikëve gjeodet të licencuar.

Dokumentin mund ta shkarkoni në vegzën në vijim:

KORNIZA E PUNËS

SHTOJCAT