Drejtori i përgjithshëm

Galeri aktivitetesh

Biografia e Drejtorit të Përgjithshëm

WEB CONTENT DISPLAY

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës është Prof. Dr Murat Meha. Ka lindur në Prekaz të Ulët të Komunës së Skenderajt. Arsimin fillorë e ka përfunduar në fshatin e lindjes, ndërsa atë të mesëm në Skenderaj. Studimet e rregullta dhe pasdiplomike i ka kryer në Fakultetin e Gjeodezisë në Zagreb, ndërsa Disertacionin e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës. Ka mbajtur ligjërata dhe hulumtime në TU Vjenë, në UWH Hungari, në Universitetin e Tiranës, etj. Ka qenë Drejtor i ndërmarrjes Ferronikeli deri në privatizimin e saj, Profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës, si dhe dy mandate Kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij u implementuan një numër i madh shërbimesh dhe projektesh si Rindërtimi i Informacioneve Kadastrale, Krijimi i Kadastrit të Ndërtesave, Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovës, KOPOS-i, Gjeoportali, Sistemi i Unifikuar i Adresave, është stabilizuar kadastri digjital, etj. Deri tani ka publikuar mbi 140 punime profesionale e shkencore, 10 libra profesionale, 3 perkthime-libra profesionle, 4 atlase gjeografike, 5 harta me tematika të ndryshme të Kosovës, dy doracak si dhe mbi 150 prezantime brenda dhe jashte vendi,shumica prej të cilave mund tlë gjenden edhe në internet. Si ekspert ka qenë i angazhuar edhe në pozitën e Kryetarit të Komisionit për Vendosjen e Kufijve të Republikës së Kosovës, anëtar i grupit për dialogun teknik me Serbinë në Bruksel, ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në themelimin e drejtimit të gjeodezisë në Fakultetin teknik në Universitetin e Prishtinës. Prof. Dr Murat Meha vazhdon të ushtrojë aktivitete profesionale dhe shkencore si dhe të japë kontributi në zhvillimin ekonomik të vendit.